Këshillat që asnjë vajzë single s'do t'i dëgjojë!

Life style

Këshillat që asnjë vajzë single s'do t'i dëgjojë!

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Jo të gjithë e besojnë që ju ndiheni rehat edhe vetëm, pa patur një partner në krah. Duke besuar të kundërtën, fakti që jeni ende "single" i jep të drejtën të të "ngushëllojnë" apo të të japin këshilla se si duhet vepruar për të gjetur partnerin e duhur. Në të shumtën e rasteve, një situatë e tillë s'bën asgjë veçse të besdis, prandaj shmangini dhe mos harroni: Nëse s'jeni rehat me veten dhe vetëm, s'do të gjeni paqen tek askush tjetër! Tani, kalojmë tek frazat që asnjë vajzë single s'do t'i dëgjojë:

1) Mos u shqetëso, ai i duhuri ekziston edhe për ty.

Fakti që momentalisht jeni beqare, nuk do të thotë se nuk ekziston askush i përshtatshëm për ju. Kështu që gjetja e personit të duhur është në dorën tuaj dhe nuk ka nevojë që të tjerët t’jua u thonë këtë frazë.

2) E ke menduar ndonjëherë të provosh takimet online?

Çdo njeri mund të ketë parë të paktën një herë faqet e ndryshme që shërbejnë për takime online. Shumë të tjerë mund të kenë gjetur partnerin e tyre aktual pikërisht në këto faqe.  Nëse e provoni apo jo këtë metodë njohjesh varet vetëm nga tipi dhe kërkesat tuaja. Jo domosdoshmërisht çdo vajzë single i drejtohet këtyre faqeve për të gjetur dikë.

3) Është më mirë kështu, ke mundësi të njohësh shumë njerëz të rinj.

Të jesh vetëm nuk do të thotë që të kalosh kohë me të panjohur vazhdimisht vetëm sepse je e justifikuar nga pjesa që po kërkon një partner. Të kalosh nga njëri partner tek tjetri në periudha të shkurtra kohore, vetëm për të kaluar kohën ndërkohë që prisni partnerin ideal nuk është zgjidhja me e mirë.

4) Nëse do të isha në një fazë tjetër të jetës time, do të doja të ishim bashkë.

Nuk është bukur t’i thuash një beqareje që në një moment tjetër ti mund të kishe preferuar të ishe partneri i saj. Kjo gjë përveçse mund ta lëndojë, është edhe ofenduese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat