Një listë me fjalë të sigurta për t'u përdorur gjatë seksit!

Life style

Një listë me fjalë të sigurta për t'u përdorur gjatë seksit!

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një fjale të sigurt me partnerin tuaj para ose gjatë seksit, BDSM-ve ose çfarëdo gjëje tjetër ju që bëni në shtrat, ka gjithnjë disa opsione për të zgedhur. 

Një sondazh nga LoveHoney, kompani që shet lodra për të rritur, pyeti 1280 njerëz në të gjithë botën për "fjalën e tyre të sigurt" gjatë seksit . 

"Mësuam se njerëzit janë vërtet kreativë dhe pëlqejnë t'i përfshijnë edhe zërin, dhe fjalët, gjatë aktit", thotë ekspertja e LoveHoney, Coco Cameron. "Disa fjalë ose fraza nuk i keni menduar kurrë, por çdo çift ka preferencat e tij. Madje, sa më unike, aq më mirë!"

Më poshtë gjeni një listë me "fjalë të sigurta", por ju mund të krijoni të tjera apo të mendoni diçka në çift, nëse vendosni të flisni për këtë paraprakisht. Nëse do jetë surprizë, paçi fat!

#1 - Emra të famshmish

#2 - Ngjyra (Mund t'i përdorni edhe si kode mes jush. Për shembull, tek 50 Shades of Grey, e kuqja nënkuptonte dhomën e famshme të mr. Grey; Për disa "e verdha" nënkuptonte: Vazhdo më ngadalë).

#3 - Frutat (Nga sondazhi rezultoi se përdoreshin shumë: ananasi, banane dhe mollë).

#4 - Aromat 

#5 - Ushqim dhe pije

#6 - Emra kafshësh

#7 - Emra sportesh

#8 - Fjalë të kulturës pop

#9 - Fjalë të komplikuara (Disa përmendën fjalë si: trabeculectomy, filibuster, glottis, chupacubra etj). 

#10 - Krijesa magjike (Shansi juaj për t'u thërritur vërtet "njëbrirësh").

#11 - Edhe "veprimet e sigurta" janë shumë të rëndësishme: Përveç fjalëve, ka aspekte të tjera të lojës së sigurt që duhet të merrni parasysh. Çiftet duhet të bien dakord edhe për "veprime të sigurta", veçanërisht kur vendosni të eksperimentoni me "seksin e dhunshëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat