Ushqimet që ndihmojnë në ndaljen e rënies së flokëve pasi e kaloni koronavirusin

Life style

Ushqimet që ndihmojnë në ndaljen e rënies së flokëve pasi e kaloni koronavirusin

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Pas shërimit nga COVID-19, shumë njerëz janë përballur me problemin e rënies së flokëve.

Mungesa e lëndëve ushqyese dhe prania e infeksionit të COVID-19 në trupin tuaj mund të shkaktojë humbjen e flokëve.

E një dietë e shëndetshme mund të zgjidhë këtë problem që është aktual tek shumë persona. Më poshtë keni ushqime që duhet t’i shtoni në menynë tuaj në mënyrë që të keni flokët tuaj të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Vezët
Të verdhat e vezëve janë të pasura me yndyra të shëndetshme dhe proteina. Ata janë plot me biotinë, dhe vitaminë B që nxisin rritjen e flokëve. Nga ana tjetër, mungesa e biotinës mund t’i bëjë flokët tuaj të brishta.

Spinaqi
Spinaqi është një burim i pasur i vitaminave A, K, E, C, B, ai po ashtu përmban edhe mangan, zink, hekur, acide yndyrore dhe omega 3 që e mbajnë skalpin tuaj të shëndetshëm. Këto vitamina përmirësojnë nivelet e kolagjenit dhe keratinës dhe përshpejtojnë procesin e rritjes së flokëve.

Avokado
Avokadot janë të mbushura me yndyra të pangopura, acide yndyrore dhe vitaminë E të cilat ushqejnë flokët dhe i bëjnë ato të shkëlqyeshëm dhe të fortë. Ky fryt i shëndetshëm është i pasur me proteina dhe me vitamina B.

Farat e vajit
Farat e vajit janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm mineralesh si fosfori, kalciumi dhe proteina. Të gjitha këto inkurajojnë rritjen e flokëve dhe i bëjnë ato më të forta. Këto fara mund të shtohen lehtësisht në dietën tuaj të përditshme.

Limoni
Limoni ka një përqendrim shumë të lartë të vitaminës C, e cila ndihmon në ndërtimin e kolagjenit. Kolagjeni ndihmon që flokët tuaj të rriten si dhe ndihmon trupin tuaj për të thithur hekur që forcon lëkurën e kokës, shkruan indianexpress.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat