Mos ndoshta vuajmë të gjithë nga gerontofobia!

Life style

Mos ndoshta vuajmë të gjithë nga gerontofobia!

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Nëse nuk e keni dëgjuar më parë, "ageism" është një term amerikan që tregon për stereotipet dhe diskriminim kundër individëve, bazuar në moshën e tyre. Kjo mund të ndodhë rastësisht ose në mënyrë sistematike. 

Ageism-i është një fenomen global dhe ekspertët besojnë se  funksionon si një mjet me të cilin ne mund të shfryjmë frikën tonë se do humbim dikë, duke e bërë moshën/plakjen "problemin" e tyre dhe jo problemin tonë. 

Njerëzit e moshuar janë një shënjestër e ankthit dhe pasigurisë që ndjejmë për atë që është dilema përfundimtare ekzistenciale e jetës - se është e sigurt që do të marrë fund. Ne fajësojmë njerëzit e moshuar për këtë të vërtetë të mundimshme, duke u projektuar atyre një zemërim të brendshëm që secili prej nesh e mbart në një shkallë më të madhe ose më të vogël, si një mënyrë për të mbajtur brenda vetes "problemin e pazgjidhshëm" se një ditë, edhe ne do të zhdukemi.

Në një artikull të vitit 1972 në The Gerontologist, J.H. Bunzel shpiku termin "gerontophobia", duke e përkufizuar atë si "frika dhe urrejtja e paarsyeshme e të moshuarve". Në 1980-ën, koncepti u zgjerua:

Gerontofobia duket se ndodh, para së gjithash, sepse shumica e të rinjve një ditë do të jenë të moshuar, dhe së dyti, sepse mosha e vjetër lidhet me vdekjen.

Në një studim po atë vit, dy psikologë bashkëpunëtorë, Robert Kastenbaum dhe Bernice Neugarten, argumentuan që amerikanët, në përgjithësi, kishin “një frikë irracionale nga plakja dhe, si rezultat, ruanin një distancë psikologjike nga personat e moshuar”. 

A është e shërueshme gerontofobia? Lawrence Samuel, PhD, psikolog, mendon se po. Të përqafojmë procesin krejtësisht natyror të plakjes përfaqëson mundësinë tonë më të madhe për të shëruar veten nga gjendja e përhapur kudo në shoqëri, gerontofoia, që pa e kuptuar, dëmton seriozsht miliona jetë çdo ditë. Le ta fillojmë nga sot, duke i trajtuar të moshuarit, si as më pak e as më shumë se pjesa tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat