Prindër, a jeni të sigurt kur thoni: “Do të dënoj”, “S’ka çokollata për sot”? Ja pasojat

Life style

Prindër, a jeni të sigurt kur thoni: “Do të dënoj”, “S’ka çokollata për sot”? Ja pasojat

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Çdo fëmijë nuk ju bindet herë-herë prindërve. Por, sjellja e keqe e fëmijëve mund të zhvillohet për shkak të prindërve, pa e kuptuar ata këtë.

Loja e mendjes

Kur i thoni fëmijës se nuk ka drejtë të hajë më biskota, ai/ajo zemërohet dhe ju e lejoni atë të hajë edhe një. Duke u sjell në këtë mënyrë, ju ia kultivoni idenë se çdo herë që ata zemërohen, mund të marrin çfarë të duan.

Premtimet e pambushura të dënimit

Të gjithë kemi rastisur në situata ku prindërit e ‘kërcënojnë’ fëmijën se nëse bën diçka prapë, do t’ia ndaloj të shikoj televizorin, nuk do e lejojë të luajë etj. Mirëpo, shpesh ndodh që prindërit të harrojnë për “premtimet” e tyre, dhe fëmijët do të vazhdojnë t’i bëjnë prapë ato. Pse jo? Sepse nuk do të ketë dënime…

Kërcënimi

Sipas psikologëve, nëse prindërit e kërcënojnë fëmijën se nëse gënjen do të ketë shumë dënime për ta, fëmijët prihen të gënjejnë edhe më shumë. Prandaj, mos bëni më kërcënime të tilla.

Dënimi me abuzim fizik

Sipas studimeve të shumta, nëse fëmija përjeton dënime fizike shumë shpesh, ai/ajo do të bëhet më agresiv dhe do t’i bie vetëbesimi. Veç kësaj, fëmija në vend se të mësoj nga gabimi, vetëm sa do të mësohet si të shmang dhimbjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat