Këtë asnjëherë mos ua tregoni të tjerëve për veten tuaj

Life style

Këtë asnjëherë mos ua tregoni të tjerëve për veten tuaj

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Dëgjoni këshillat e mençura të komunikimit të filozofit kinez Konfuci dhe shkrimtares amerikane Maya Angelou për të ruajtur paqen dhe harmoninë e brendshme

Mësoni se çfarë nuk duhet të flisni kurrë për veten tuaj …

Ne komunikojmë gjithnjë e më shumë, por sikur kuptohemi gjithnjë e më pak. Në botën moderne, komunikimi është në një nivel më të lartë se kurrë më parë.

Tani mund të flasim nëpërmjet pajisjeve inteligjente kudo, gjithmonë dhe me të gjithë, pavarësisht nga vendndodhja, zonat kohore dhe distanca. Megjithatë, gjithnjë e më shumë njerëzve u pëlqen të flasin për veten e tyre, dhe më pak t’i dëgjojnë të tjerët.

Të dëgjosh dikë është e domosdoshme për një komunikim të shëndetshëm dhe një marrëdhënie cilësore, por sikur kemi humbur durimin dhe sikur jemi bërë të rëndësishëm vetëm ne – ndjenjat dhe fjalët tona janë më të rëndësishmet.

Në një komunikim të tillë, të gjithë flasin, por askush nuk dëgjon ose kupton.

Konfuci, filozofi i mençur një herë pati thënë, “Asnjëherë mos thuaj asgjë të mirë ose të keqe për veten tënde. Në rastin e parë, ata nuk do t’ju besojnë, por në rastin e dytë, do t’ju zbukurojnë”

Shkrimtarja dhe aktivistja amerikane, Maya Angelou, vuri në dukje se njerëzit shpejt harrojnë atë që ju u keni thënë atyre, por ata kujtojnë emocionin që ju keni ngjallur tek ata.

Të urtët e lashtë kanë thënë se heshtja është e artë, por kjo nuk do të thotë që komunikimi duhet të ndërpritet, por që disa gjëra duhet të mbahen vetëm për të ruajtur paqen dhe harmoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat