Tre gabime kryesore që bëjnë vajzat kur flirtojnë

Life style

Tre gabime kryesore që bëjnë vajzat kur flirtojnë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Si njerëz që jemi, priremi të bëjmë gabime, por  ekzistojnë sjellje specifike, që gratë i bëjnë shpesh kur flirtojnë me dikë.

Ka të ngjarë që burrat t'i identifikojnë  shumë lehtë sjelljet tona klishe.

Ka ardhur koha që t'i njihni, në mënyrë që mos i përsërisni herën tjetër kur dikush do t'ju pëlqejë.

1.Të luani rolin e indiferente

Ndonjëherë shtirja si indiferente mund të ketë efektin e dëshiruar dhe ta bëjë atë të qëndrojë pranë jush, por ka edhe raste kur një veprim i tillë dështon dhe gjërat marrin një kthesë krejt tjetër nga se ju prisnit. 

2.Shtireni sikur  ju pëlqejnë të njëjtat gjëra që pëlqen edhe ai

Një nga gabimet më të mëdha që një vajzë mund të bëjë kur flirton! Ndershmëria është një nga karakteristikat më të rëndësishme që çdo person duhet të vlerësojë për një tjetër. Prandaj, nuk keni asnjë arsye të gënjeni për preferencat tuaja thjesht për ta  kënaqur atë më shumë.

3. E ngacmoni

Për ju, ironitë dhe shakatë  mund të jenë një mënyrë për të komunikuar me të tjerët por nuk është zgjidhja më e mirë. Kur jeni  në takimet e para me dikë që ju pëlqen, ai nuk ju njeh mjaft mirë për të kuptuar stilin tuaj, për të kuptuar se jeni duke bërë shaka dhe ka shumë të ngjarë që të mërzitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat