Modeli ‘Big 5’: Çfarë tregon për personalitetin tuaj?

Life style

Modeli ‘Big 5’: Çfarë tregon për personalitetin tuaj?

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Personaliteti është unik dhe një pjesë e rëndësishme e asaj që jeni dhe ruan një rol thelbësor te miqësitë, marrëdhëniet, karrierën dhe zgjedhjet tuaja personale.

Ka teste të panumërta të personalitetit të krijuara për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë personalitetin që keni. Ato vijnë në shumë formate dhe bazohen në modele të ndryshme. Modeli “Big Five” i personalitetit, i quajtur ndryshe Five-Factor Model (FFM) është një model i shumë i njohur.

Ky model përfaqëson pesë tipare kryesore të personalitetit:

1. Ndërgjegjshmëria
2. Dakordësia
3. Neurotizmi
4. Hapja
5. Ekstraversioni/Ekstroversioni

1 – Ndërgjegshmëria: përshkruan një natyrë të kujdesshme, të orientuar drejt detajeve.

- i mbajnë gjërat në rregull
- shkojnë të përgatitur në shkollë ose punë
- janë të vendosur për të arritur qëllimet
- janë këmbëngulës

2 – Dakordësia: i referohet një dëshire për të mos patur probleme.

- janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë
- janë të kujdesshëm dhe të sinqertë
- janë të interesuar për njerëzit përreth
- besojnë më të mirën për të tjerët

3 – Neurotizmi: përshkruan një tendencë për të pasur mendime dhe ndjenja shqetësuese.

- shpesh ndihen të prekshëm ose të pasigurt
- stresohen shpejt
- i luftojnë situata me vështirësi
- kanë luhatje humori

4 – Hapja: i referohet një ndjenje kurioziteti për të tjerët dhe botën.

- kënaqen duke provuar gjëra të reja
- janë shumë kreativë
- kanë imagjinatë të fortë
- janë të gatshëm të merren me ide të reja

5 – Ekstraversioni: referohet energjisë nga ndërveprimet shoqërore.

- kërkojnë kënaqësinë dhe aventurën
- bëjnë miq shumë shpejt
- flasin pa u menduar
- kënaqen kur janë aktivë me të tjerët

A është i besueshëm ky model?

Që nga zhvillimi i tij në fillim të viteve 1990, modeli Big Five është përdorur gjerësisht nga studiues, profesionistë dhe të tjerë. Teksa personaliteti mund të vazhdojë të zhvillohet gjatë jetës, një studim i vitit 2011 sugjeron që tiparet e personalitetit të këtij modeli janë, në përgjithësi, kryesisht të qëndrueshme. Çdo ndryshim që ndodh është zakonisht i vogël dhe gradual. Ky model përgjithësisht konsiderohet universal.

Sigurisht që personaliteti juaj është një ndërthurje e këtyre tipareve të mësipërme, të cilat i keni në raporte të ndryshme, ose nuk i keni fare. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat