Mendimet që nënat e reja kanë në orën 3 të mëngjesit

Life style

Mendimet që nënat e reja kanë në orën 3 të mëngjesit

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Të jesh prind i një fëmije përveçse një ndjenjë e mrekullueshme do të thotë dhe përgjegjësi. Sidomos në ditët e para të akomodimit të pjesëtarit të ri në familje, nënat e reja janë gjithmonë nervoze dhe të kujdesshme për vogëlushin e tyre. Netë të tëra pa gjumë, janë rastet më të shumta me të cilat ato duhet të fillojnë të mësohen. Në vijim ju rendisim 20 mendimet që nënat e reja kanë në orën 3 të mëngjesit.

1.O Zot i madh, kam fjetur vetëm dy orë! Mos i ka ndodhur gjë fëmijës?

2.Më dhembin gjinjtë.

3.Të fjeturit me shpinë më bën të gërhij. Megjithatë kush e vret mendjen, e meritoj të gërhas nëse dua.

4.Sa duhet të urinojë foshnja dhe kur është momenti i duhur për t’ja ndërruar pelenën?

5.Duhet të bëj një dush apo të fle? Një pyetje idiote.

6.Sa ditë kanë kaluar që nga koha kur kam bërë dush?

7.Më mungon vagina ime e vjetër.

8.Duhet të shkoj të kontrolloj fëmijën.

9.Fëmija është mirë. Nuk kam përse ta shoh sërish.

10.Sa ishte ora kur e ushqeva herën e fundit?

11.Mos duhet të shqetësohem nga zhurmat e çuditshme që është duke bërë fëmija?

12.E urrej bashkëshortin tim.

13.Në rregull, nuk e urrej bashkëshortin tim.

14.E urrej nënën time.

15.Pse ramë dakort të dilnim herët në mëngjes me ata njerëz?

16.Mos e kam shtrënguar shumë pelenën e bebes?

17.Përse askush nuk më tregoi se do të ishte kaq e vështirë?

18.Nëse zilja e zgjimit më zgjon foshnjën time, do të çmendem.

19.Si ka mundësi që e qara e tij nuk arrin ta zgjojë bashkëshortin tim? Mos ndoshta ai shtiret?

20.E dua kaq shumë vogëlushin tim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat