Nuk është se nuk kupton, ai thjesht nuk ju do

Life style

Nuk është se nuk kupton, ai thjesht nuk ju do

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Më në fund ndaloni të ndëshkoni veten. Ndaloni të pretendoni se ai ju do. Ndaloni ta konsideroni dashurinë detyrim. Dashuria është një dhuratë hyjnore. Askush nuk dashuron nën presion ose pa dashje. Askush nuk e ndjeu se duhet të dashuronte sepse e donin. Askush nuk u përpoq të dashuronte.

Ndaloni ta helmoni shpirtin tuaj me faj. Se ju duhej të bënit diçka që nuk e bëtë. Se ju është dashur të thoni një gjë të fundit që nuk e thatë. I thatë të gjitha. Bëtë gjithçka. Nuk ka asgjë që ai nuk e kuptoi. Asgjë nuk mund të bëje më shumë. Është e thjeshtë. Nuk ju dëshiron. Pse-ja nuk ka rëndësi. Veprimet e tij janë të rëndësishme. Dhe veprimet e tij se ai të dëshiron ty, vetëm këtë nuk e tregojnë. Mos u merr me të.

Të ndalojë dikush së ndjeri, të ndalojë së dashuruari është një e vërtetë në këtë jetë. Asgjë nuk jeton përgjithmonë. Vetëm shpirtrat tanë. Pranoni ndarjen sikurse keni pranuar dashurinë absolute dhe dhënien absolute. Ata që ishin me fat, ecën së bashku, jetuan së bashku dhe vdiqën të përqafuar. Ata janë të bekuar. Kjo nuk do të thotë se do të ndodhë me të gjithë ne. Marrëdhëniet mbarojnë, njerëzit largohen, njerëzit lodhen.

Tjetri nuk është aspak, as budalla. Më fal që nuk jam dakord me të gjitha këto mbiemra kozmetikë. Është vetëm një person tjetër ku brenda tij rreh një tjetër zemër. Ju duhet ta pranoni këtë personin tjetër. Thuaj lamtumirë dhe vazhdo.

Dhe të mos harrojmë se asnjë fund nuk vjen papritmas. Gjithnjë e më shumë, do të na kish paralajmëruar. Por ne kundërshtojmë shenjat dhe shohim vetëm arratisjen. Aktin e fundit.

Nuk është kështu. Fundi gjithmonë e godet zilen për ne si teatri, vetëm se ne, e anashkalojmë atë me qëllim. Mos bini viktimë më. Mos insistoni që, nëse ju do, pse nuk është me ju? Ai nuk ju do. Ai do diku tjetër. Ose ai do veten. Nuk ju intereson. Mblidhni shpirtin tuaj nga dyshemeja, ndaloni të konsumoni orë pa mbarim duke provuar të analizoni festën, pikën, apostrofin në mesazhet e tij. Nëse ai të donte ty, nuk do të kishe kohë t’i analizoje ato. As nuk të harroi qysh nga mëngjesi dhe u zgjua të nesërmen në mëngjes sepse  kishte punë.

Është i zënë, ju as që kaluat në mendjen e tij. Ne nuk mund t’i përmbahemi askujt. Ne mund të ngjisim gripin. Por dashurinë kurrë.

Nëse ai nuk ju do, nëse nuk ju do më, shkundni nga shpatullat keqardhjen dhe shkoni përpara. Ju keni jetë, rini, bukuri. Ju keni një zemër që i keni borxh ta mbani të kuqe dhe të gjallë. Më në fund kupto se ka njerëz aty jashtë që, ndërsa ty të shkrinë sytë nga lotët për të, mbase ata po prisnin një shikim ose një vështrim tuajin. Ngriji sytë e tu të bukur dhe shiko në qiell. Shiko…

Ka ngjyrën e një tjetër erote tënde…!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat