Shkenca: Beqarët janë më të lumtur

Life style

Shkenca: Beqarët janë më të lumtur

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Beqarët mund të jenë po aq të lumtur sa njerëzit që përjetojnë një lidhje të bukur romantike. Gjatë viteve, hulumtimet kanë treguar se beqarët priren të jenë më pak të kënaqur në jetën e tyre, në krahasim me ata që janë në një lidhje dashurie. Por studimet e fundit po tregojnë të kundërtën.

Sipas një studimi të ri thuhet se beqarët mund të ndihen po aq të plotësuar sa çiftet. Çelësi i kësaj është personaliteti i njeriut.

Këta beqarë të lumtur mendojnë çdo gjë pozitivisht dhe priren të shoqërohen me shokët apo familjarët e tyre. Në të kundërt, disa njerëz që janë në çift priren të ndrydhen dhe të qëndrojnë vetëm me partnerin duke e menjanuar shoqërinë.

Beqarët duket se kanë më pak strese dhe angazhime, ndryshe nga çiftet, për këtë ata priren që të ndihen më të lumtur dhe të pavarur. Njerëzit duhet të mësohen t’i menaxhojnë më mirë dobësitë e tyre dhe duhet të përqëndrohen më shumë në aspektet pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat