10 shenjat që tregojnë se keni ngecur në një marrëdhënie të njëanshme!

Life style

10 shenjat që tregojnë se keni ngecur në një marrëdhënie të njëanshme!

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 05:59
Foto ilustrim

Njerëzit priren të përfundojnë me një partner egoist sepse vdesin për pak intimitet, aq sa janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë. Psikologët paralajmërojnë se dashuritë e njëanshme shkaktojnë një dëm të madh në shëndetin emocional dhe fizik të një personi, që vjen nga stresi dhe ankthi i vazhdueshëm. Nëse zëri juaj i brendshëm ju jep shenja paralajmëruese, duhet të ndaloni dhe të vlerësoni në mënyrë kritike marrëdhënien tuaj.

Dritare.net ka sjellë për ju 10 shenja që tregojnë se keni ngecur në një marrëdhënie të njëanshme.

1. Je ti ai/ajo që gjithmonë bën plane për të dy. Partneri ose partnerja tjetër as nuk e merr mundimin të mendojë, e jo më të japë një ide.

2. Ndiheni sikur nuk e njihni vërtet partnerin/eren tuaj.

3. Keni frikë të jeni vetvetja, sepse mendoni se ai/ajo s’do t’ju pëlqejë.

4. Vendosni nevojat e partnerit/erës, para tuajave.

5. Dhe kur ata e bëjnë një gabim me dashje, ju do të gjeni diçka për ta justifikuar te të tjerët, gjithmonë.

6. Vazhdimisht ndjeheni të lodhur emocionalisht.

7. Keni frikë ta shqetësoni partnerin/erën në çfarëdo mënyre.

8. Ju ndjeni nevojën për të kërkuar falje edhe kur nuk keni faj, apo kur nuk është e nevojshme.

9. Nuk ndaloni dot së vendosuri veten në vend të dytë. Do ta kuptoni se çfarë është dashuria e vërtetë kur të takoni dikë që ju bën të shikoni se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar me ju. Që asgjë nuk po shkon keq.

10. Keni frikë të largoheni sepse tashmë keni investuar kaq shumë për atë lidhje.

Nëse jeni në një marrëdhënie të tillë toksike, sugjerimi është të hiqni dorë. Filloni dhe analizoni çfarë nuk shkon në lidhje tuaj dhe merrni një vendim tani./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat