Si të jeni më pak egoist!

Life style

Si të jeni më pak egoist!

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Të gjithë kalojnë faza të caktuara në jetë, ku tregohen egoistë. Të fokusohesh tek vetja, nuk të bën një njeri më të keq, por të qenit gjatë gjithë kohës duke menduar vetëm e vetëm për veten, mund t’i largojë njerëzit e tjerë përreth. Egoizmi merr shumë forma, prandaj mënyra më e mirë për të praktikuar të qenit më pak egoist, është fillimisht të mendoni mënyrat se si jeni egoistë. A keni tendencë t’ju flisni njerëzve? A neglizhoni pyetjen ‘si je’? A kujtoheni për të tjerët vetëm kur ju duhet diçka? Të githa këto mund të jenë lloje të sjelljes egoiste, dhe pasi t’i njihni dhe identifikoni, mund të filloni të përpiqeni për t'i ndryshuar.

Është e rëndësishme, të mos ngatërroni egoizmin me kujdesin për veten. Kjo e dyta, shpesh njihet si “egoizmi i mirë”, sepse të gjithë kemi nevojë për të. Kur vendosim kufij për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme me veten, kur marrim më pak përgjegjësi sepse nuk mundemi më etj, të tjerët mund ta perceptojnë si egoizëm.

Cilado qoftë mënyra juaj e të qenit egoist, më poshtë gjeni 17 gjëra bazë që mund të bëni sa për të filluar:

#1 – Shkruajini dikujt ose telefonojini: Shoqes, mamit, gjyshes. Thjesht lejojini dikujt ta dinë se ju po mendoni për ta.

#2 – Bëni pyetje specifike.

#3 – Praktikoni të dëgjuarit e njerëzve: Duke treguar interes, duke qenë të hapur dhe duke mos gjykuar.

#4 – Përshëndetni ju të parët.

#5 – Jepni komplimente.

#6 – Mbajini derën, ashensorin dikujt.

#7 – Bëni një punë të shpejtë për të ndihmuar dikë.

#8 – Praktikoni mirënjohjen.

#9 – Mendoni edhe nga perspektiva e njerëzve të tjerë.

#10 – Qerasni dikë me një pije të thjeshtë, një sanduiç apo edhe një çokollatë.

#11 – Përshëndetni gjithnjë fqinjët.

#12 – Inkurajojini të tjerët.

#13 – Dhuroni ose punoni si vullnetar diku.

#14 – Jepni gjëra të vogla dhuratë.

#15 – Tregohuni më i mirë me veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat