Pluhur apo laps? Ja cila është më e mirë për të lyer vetullat

Life style

Pluhur apo laps? Ja cila është më e mirë për të lyer vetullat

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Vetullat janë bërë një nga elementët më kryesorë të bukurisë gjatë viteve të fundit. Gratë bëjnë gjithçka për vetulla perfekte, nga "lamination", në microblading, nanoblading etj. Ndërkohë, shumë prej tyre përdorin produkte kozmetike për t'i dhënë formë dhe plotësuar ato çdo ditë. Si pasojë, tregu është i mbushur me produkte për të lyer dhe rregulluar vetullat. Por, cili prej produkteve është më i mirë?

Lapsi i vetullave

Lapset e vetullave përdoren për të mbushur hapësira ku keni më pak ose aspak qime, si dhe për t'i dhënë një ngjyrë më të theksuar vetullave. Ka shumë lloje lapsash dhe shumë nuanca. Megjithatë, shumë ekspertë të makeup-it bien dakord se "lapsi është i vështirë për t'u aplikuar në mënyrë natyrale". Mund të krijojë lehtësisht pamjen e dikujt që është "i zemëruar" ose "me nerva" dhe shpesh, është e vështirë të zgjedhësh nuancën më të përshtatshme. 

Pluhuri (pudra) për vetulla

Pluhuri i vetullave përdoret gjithashtu për të njëjtin funksion si lapsi. Këtu, lyerja krijon një pamje më plotë dhe të definuar, prandaj dhe shumë entuziastë të makeup-it thontë se "është produkti më i mirë i grimit për vetulla, nëse doni një pamje sa më natyrale".

Sipas tyre, aplikimi i pluhurit të vetullave është shumë më i lehtë sesa përdorimi i lapsit. Ju jeni në gjendje të kontrolloni sasinë e ngjyrës që po përdorni, ndryshe nga lapsi, dhe kjo sjell një rezultat më natyral. Nëse e aplikoni si duhet, njerëzit as që do e vënë re se ju keni përdorur makeup tek vetullat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat