Shenjat se hormonet po ju shkaktojnë shtim peshe rreth beli

Life style

Shenjat se hormonet po ju shkaktojnë shtim peshe rreth beli

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Pesha e tepërt përreth barkut, si pasojë e dhjamit, mund të jetë pjesa më e vështirë për t’u humbur. Por, në vend që të fajësoni veten se nuk po bëni mjaftueshëm ushtrime në palestër, merrni këtë në konsideratë: Me kalimin e moshës, edhe një çrregullim shumë i vogël në nivelet e hormoneve mund të shkaktojë formim të dhjamit në bark.

Në fakt, studimet e fundit sugjerojnë se gratë në periudhën e pas menopauzës që i nënshtrohen terapisë për zëvendësimin e hormoneve kanë më pak dhjam përreth belit se të tjerat. Por, para se t’i drejtoheni mjekut që t’ju rekomandojë ilaçe për djegien e dhjamit rreth belit, duhet të dini që ka mënyra natyrale për të normalizuar nivelet e hormoneve.

Duke kufizuar sheqerin, eliminuar ushqimet e përpunuara nga dieta dhe kufizimi i alkoolit, kafeinës apo produkteve të bulmetit me shumë yndyra ju ndihmon të normalizoni nivelet e sheqerit në gjak.

Ja cilat shenja paralajmërojnë se janë hormonet ato që po ju shkaktojnë shtim të peshës përreth belit.

Barku vazhdon të rritet, edhe pse ushqeheni mirë

Nëse keni pasur bark të sheshtë për shumë vite të jetës suaj dhe krejt papritur filloni të shtoni peshë vetëm në pjesën e barkut, mund të jetë shenjë që keni krijuar bark hormonal. Ndërkohë që plakemi, trupi bëhet më rezistent ndaj insulinës, duke nxitur kështu trupin që ta ruajë dhjamin, në vend që ta djegë atë.

Keni dëshirë për të ngrënë shumë sheqer

Rezistenca ndaj insulinës mund të ketë disa pasoja të dyfishta tek të tjera hormone të rëndësishme. Rezistenca ndaj insulinës mund të ketë efekt te leptina, hormoni që lajmëron trupin kur jeni ngopur mjaftueshëm. Nivelet vazhdimisht të luhatura të leptinës mund të çojnë në çrregullim të receptorëve të leptinës, duke ndaluar kështu dërgimin e sinjaleve në tru që të ndaloni të hani. Si pasojë, ju vazhdoni të hani.

Keni luhatje humori

Ndërsa gratë hyjnë në fazat e para- dhe pas-menopauzës, nivelet e estrogjenit fillojnë të luhaten shpesh, duke çuar në luhatje të humorit dhe shtim në peshë. Sipas një studimi nga Universiteti Wisconsin, kjo është arsyeja përse gratë janë më të predispozuara se burrat që të kenë luhatje humori.

Jeni gjatë gjithë kohës të stresuara

Një tjetër fajtor i krijimit të dhjamit përreth barkut është kortizoli. I quajtur ndryshe si hormoni i stresit, nivelet e kortizolit rriten në përgjithësi kur trupi ndjen që jeni të stresuara ose në ankth, duke çuar kështu në shtim të peshës. Nivelet e larta të stresit dhe ankthit e çojnë trupin në një gjendje mbijetese, që rrit nivelet e kortizolit dhe sinjalizon trupin të ruajë më shumë dhjamë.

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës dhe vuani nga pagjumësia

Pagjumësia dhe lodhja mund të jenë shenja që hormonet janë fajtorë për shtimin në peshë. Mungesa e gjumit shkakton lodhje dhe stres. Të gjitha këto çojnë në çrregullim të hormoneve të kortizolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat