Dieta e Victoria Beckham: Humb 4 kg për 4 ditë

Life style

Dieta e Victoria Beckham: Humb 4 kg për 4 ditë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 19:31
Victoria Beckham

Një ish-Spice Girl, gruaja e një nga futbollistëve më të talentuar, më të pasur David Beckham dhe gjithmonë në top formë. Madje shpeshherë ajo është kritikuar për peshën e saj, duke u cilësuar si tepër e dobët, por Victoria është një nga ato femra e cila pavarësisht se ka lindur 4 fëmijë nuk ka pasur asnjëherë një kilogram tepër në trupin e saj.

Në ditët ekstreme ajo është shprehur se ka aplikuar dietën e saj “të emergjencës”, me anë të së cilës humb 4 kg në 4 ditë. Gjithashtu ajo këshillon që të konsumohet shumë ujë gjatë mbajtjes së dietës, të paktën 2 litra.

Dieta e plotë

Dita e parë:

Lejohet konsumimi vetëm ujë ose çaj jeshil.

Dita e dytë:

Në mëngjes: gjysmë molle jeshile, gjysmë racioni oriz i zier, 100 gr kos me pak yndyrë

Në drekë: 100 gr kastaveca me pak vaj ulliri dhe lëng limoni, gjysmë racioni oriz i zier, 40 gr proshutë.

Mes vakteve: Frut çfarë të dëshironi, 1 vezë, sallatë me lakër.

Në darkë: Omëletë, gjysmë racioni oriz i zier.

Dita e tretë:

Në mëngjes: një fetë buke të zezë me gjalpë, kafe ose çaj (pa sheqer), pak shalqin, 50 gr djathë pa shumë yndyrë.

Në drekë: Kastravec me pak limon, 2 feta proshutë, 2 copa pjepër.

Në darkë: Dy domate me vaj vegjetal, 80 gr djathë, një copë pjepër. Mund të konsumoni dhe disa feta shalqin.

Dita e katërt:

Në mëngjes: 200 gr kos, 1 banane.

Në drekë: dy feta bukë të zezë pa gjalpë, 2 domate, 200 gr kos.

Në darkë 150 gr sallatë me spec të kuq dhe kastravecë, pak proshutë dhe 200 gr kos.

Kjo dietë nuk duhet zbatuar pa u këshilluar më parë me një mjek!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat