'Telat e dhëmbëve’ janë makth i së shkuarës

Life style

'Telat e dhëmbëve’ janë makth i së shkuarës

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Le ta pranojmë! Dy gjëra që vëmë re në takimin e parë me dikë janë sytë dhe buzëqeshja! Nëse kjo e fundit nuk reflekton atë që ju ndjeni brenda, do të thotë se ka një problem! Jeni gjithë kohës të ndrydhur, tregoni kujdes në çdo veprim dhe mbi të gjitha, nuk buzëqeshni dot ashtu siç do të donit.

Të gjithë e dimë sa të sikletshme janë problemet e shëndetit oral, aq më tepër kur dentisti sapo jua ka konfirmuar frikën tuaj më të madhe: Keni nevojë për tela për të patur dhëmbët që keni në mendje.

Para se të filloni të imagjinoni skenare “telash të dukshëm” dhe ndryshime në stilin e jetës, prisni! Thjesht s’jeni njohur ende me metodat e reja dhe laboratorët që ofrojnë shërbime që ju lehtësojnë jetën! Ju mund të vini maskerina të padukshme, t’i mbani ato gjatë gjithë kohës derisa dhëmbët të drejtohen dhe askushs ’do ta kuptojë nëse s’do t’i tregoni vetë.

Mbani shënim një emër, nëse s’e keni dëgjuar ende:iClear! Eshtë vendi ku mund t’i shpëtoni vizitave besdisëse tek dentisti në të njëjtën kohë që transformoni buzëqeshjen.

iClear, që prej vitit 2013 punon në fushën e ortodoncisë dhe deri më tani ka rezultuar e suksesshme në më shumë se 3000 raste klinike të dokumentuara.

Ndryshe nga klinikat e tjera dentare, iClear bazohet tek inovacioni dhe sistemet dixhitale të teknologjisë së fundit. Do ta fiksoni këtë emër sapo të mësoni që iClear Aligners është prodhues dhe ofrues i linjës së padukshme ortodontike, pasi qëllimi kryesor i tyre është të përshtaten me jetën tuaj dhe të mos e pengojnë atë.

 Si funksionon iClear dhe pse duhet të dish për të?

Pasi të keni kontaktuar me ndonjë prej klinikave që punojnë me iClear, hapi i pare është marrja e masave. Bëhet një imazh 3D me skaner intraoral tek dhëmbët për të parë me kujdes çfarë po ndodh aty dhe për të kuptuar në detaje ç’lloj zgjidhje i duhet buzëqeshjes tënde.

Që prej fillimit, duhet të ndani mendjen se i keni hyrë një trajtimi të nevojshëm, por shumë komod që mund të zgjasë nga 6-8 muaj.

Se si do të duket buzëqeshja juaj e re do ta shihni që në fillim. Ky trajtim është po aq unik sa shenjat e gishtave. Aparati i padukshëm i Aligner-ave jo vetëm që s’do t’ju pengojë, por askush s’do ta kuptojë që jeni në proçes e sipër për drejtimin e dhëmbëve. Bashkë me Aligners, iClear dërgon gjithashtu iClear White, për zbardhjen e dhëmbëve.

Përveçse s’do t’ju duhet të shkëputeni nga puna apo të anulloni planet për takimet periodike të dentisti, drejtimi i dhëmbëve nuk ka qenë ndonjëherë më qejf se kaq!

Do t’i lani dhëmbët si normalisht, Aligner-at do t’i mbani gjithë kohës të vendosura me përjashtim të vakteve të ngrënies dhe do duhet t’i lani çdo natë me furçë dhe ujë të ftohtë për t’ i mbajtur të pastra.

I vetmi disavantazh që kanë Aligners-at iClear (nëse mund të quhet i tillë) është parehatia që mund të ndjeni gjatë ditëve të para, gjë e cila është komplet normale. Në ndryshim nga braketat metalike, iClear Aligners janë të padukshme, të lëvizshme dhe mund t’i hiqni lehtësisht. Përveç kësaj, duhet të dini që përbërja plastike e Aligner-ave shmang acarimin e mishrave të dhëmbëve dhe faqeve dhe e dini për ç’lloj sikleti e kemi fjalën.

Gjithçka që ju shpeton është vetëm kërkimi i informacionit të duhur. Bëjini vetes një super dhuratë që ju kursen kohë, para dhe atë vetëbesimin që ju mungonte para se të zbulonit iClear Aligners.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat