Sa kohë e lirë ju duhet për të qënë më të lumtur?

Life style

Sa kohë e lirë ju duhet për të qënë më të lumtur?

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 00:50
Foto ilustrim

Detyrat dhe përgjegjësitë e përditshme shpesh na bëjnë të ndihemi të palumtur, por sipas studimeve të reja as ajo koha e lirë dhe pushim të cilën e ëndërrojmë, s'është shpëtimi ynë! 

Pas një eksperimenti me thuajse 35,000 pjesëmarrës studiuesit arritën në një përfundim: më shumë kohë e lirë rrit nivelin e mirëqënies, por pjesërisht. 

Njerëzit që bënin deri në 2 orë pushim gjatë ditës ndiheshin më mirë se ata që kishin më pak kohë, por ata që e kalonin këtë orë (pra më shumë se orë të lirë), përgjithësisht ndiheshin keq. 

Me pak fjalë, koha e lirë e artë s'duhet ta kaloj 120 minuta pasi mund të përballeni me efektin e kundërt. Pak kohë pushim nuk ju bën mirë, por as më shumë seç duhet jo! 

Çfarë ka rëndësi është sesi njerëzit e shfrytëzojnë kohën e lirë! 

Sigurisht që të jesh i zënë me punë gjatë gjithë kohës të shkakton stres, por dhe koha e lirë nuk të bën gjithnjë të lumtur. Ekspertët vunë re se disa prej të rriturve thanë se vuajnë nga "mërzitja e kohës së lirë" pasi ndjenin se po i mungonte motivimi, ambicia dhe produktiviteti. Të tjerë thanë se do të ishte vuajtje për ta nëse do të kishin shumë kohë të lirë gjatë ditës dhe të mos e përdornin në mënyrë produktive, por dhe koncepti i produktivitetit është në dorën tuaj! 

Nëse të shihni 2 orë një film rrit humorin dhe ju bën të lumtur, atëherë bëjeni, pasi në fund të ditës po flasim për kujdesin ndaj vetes. Gjithsesi mos lini pas dore aktivitetet e thjeshta që janë qejf dhe të shëndetshme gjithashtu. Sporti, shëtitjet, librat apo gatimi mund ta ndryshojnë ditën nëse qëllimi juaj është ky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat