Mësoni se çfarë përdornin ikonat e bukurisë për të ruajtur fizikun e tyre

Life style

Mësoni se çfarë përdornin ikonat e bukurisë për të ruajtur fizikun e tyre

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Sekretet e bukurisë që i kanë mbajtur këto gra të bukura për vite!

Duhet pranuar se çdo femër ka qenë kurioze të zbulojë dhe të dijë se cili ishte sekreti që fshihej pas bukurisë së ikonave që kanë lënë gjurmë me imazhin e tyre.

Akoma më shumë shtohej kurioziteti duke ditur që në periudhat e mëparshme nuk kanë ekzistuar as operacionet plastike, por ato sërish kishin lëkurë dtë pastër e të bukur dhe qëndronin në një super formë.

Tashmë duket se sekreti i shumë prej emrave të cilat ne i adhurojmë është zbuluar dhe mund të mësoni se çfarë bënin dhe si silleshin yjet për të patur atë figurë mahnitëse.

Kleopatra

Një ndër figurat e para të bukurisë që çdo femër e lakmonte, pëlqente të luante me tiparet e saj mashkullore edhe pse kishte një fytyrë shumë të bukur e me shkëlqim. Për të ruajtur bukurinë e saj ajo lahej me qumësht të ngrohtë dhe mjaltë me petale trëndafili.

Ky trajtim funksiononte pasi mjalti është antimikrob, qumështi të hidraton lëkurën ndërsa petalet të ndihmojnë me rrudhat e fytyrës dhe heqjen e njollave të zeza.

Jane Birkin

Një bukuri francee e cila përdorte ujë të ftohtë në mëngjes për të larë fytyrën e saj dhe kujdesej për sytë duke i vendosur copëza akulli apo kastraveci. Kjo zgjati deri në një periudhë pasi më pas i pëlqente pamjae saj me sy të enjtur, i dukej seksi dhe e ëmbël.

Marilyn Monroe

Një ndër figurat më të dashura dhe inspirim për shumë femra është ajo e Marilyn. E cila e ruante lëkurën e saj duke përdorur yndyrna dhe proteina. Monroe konsumonte një filxhan qumështi dhe në të thyente dy vezë, e më pas e pinte para se të dilte.

Sophia Loren

Sophia ishte e vetmja e cila kishte një lëkurë shumë shumë të butë dhe këtë nuk e arrinte vetëm me larjen me ujë, por brenda në vaskë hidhte dhe vaj ulliri për hidratuar më së miri trupin e saj.

Aretha Franklin

Aretha ishte kundra rrymës, çdo gjë që dilte në trend, ajo ishte krejt e kundërta. Nëse të gjithë po përdornin tone neutrale dhe natyrale, ajo vendoste sa më shumë shkëlqim. Madje në ditën e Shën Valentinit nuk vishte kurrë ngjyrë të kuqe apo rozë, gjithmonë zgjidhte të verdhën apo ndonjë tjetër.

Cher

Një ikonë e përjetshme me një bukuri marramendëse dhe gjithmonë në super formë. Në një intervistë ajo ka zbuluar se i gjithë sekreti ishte tek ajo çfarë ndjeje dhe kishe brenda. Cher ka hequr dorë nga duhani, drogërat, alkooli dhe madje nuk e konsumon as mishin e kuq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat