Disa nga të metat mund t’ju bëjnë të dukeni edhe më tërheqës

Life style

Disa nga të metat mund t’ju bëjnë të dukeni edhe më tërheqës

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 09:20
Ilustrim

Studimet e huaja tregojnë se të pranosh të metat që ke, është një nga mënyrat më të mira për ta dashur veten dhe për t’u dukur më tërheqës. Për këtë arsye ne ju sjellim më poshtë disa nga ato papërsosmëri që mund t’ju bëjnë të dukeni edhe më mirë në sytë e të tjerëve sipas ‘Bright Side’:

Ju ‘fiksoheni’ me gjërat lehtë.

Është mirë të duash diçka shumë, por kur të kushton shëndeti dhe marrëdhëniet, atëherë ky është problem. Nga ana tjetër, obsesioni mund të jetë i fuqishëm. Kur jeni të fiksuar me diçka, besoni në të me gjithë zemër. Njerëzit obsesivë e dinë që nëse e mendojnë diçka, do ta bëjnë atë të ndodhë me çdo mënyrë.

Krijoni varësi nga njerëzit për t’ju mbështetur tek qëllimet tuaja.

Është mirë të jesh shoku më i mirë i një personi. Njerëzit zakonisht nuk kërkojnë ndihmë sepse kanë frikë se kjo do t’i bëjë ata të duken të dobët, por pak e dinë se është shenjë e forcës absolute për të kërkuar ndihmë. Mos supozoni se do të bëjnë gjithçka për ju, por lërini t’ju japin mbështetjen që ju nevojitet.

I merrni gjërat shumë ngadalë.

Njerëzit janë gjithmonë duke nxituar për t’i bërë gjërat, ndërsa ju jeni më të mësuar të shijoni jetën tuaj duke i marrë gjërat ngadalë. Ju përqendroheni të bisedoni me disa njerëz, të bëni një sasi të caktuar pune dhe të punoni në mënyrën më të mirë për të arritur qëllimet tuaja. Ju jepni përparësi cilësisë mbi sasinë për të pasuruar jetën tuaj dhe kjo është një e “metë” pas të cilës fshihet një cilësi mjaft e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat