5 arsye pse duhet të blini mobilje të përdorura për shtëpinë, biznesin tuaj!

Life style

5 arsye pse duhet të blini mobilje të përdorura për shtëpinë, biznesin tuaj!

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 00:36
Foto ilustrim

Pasi të lexoni arsyet e mëposhtme, do ta konsideroni me patjetër blerjen e mobilerive dhe orendive të përdorura për shtëpinë tuaj të re, shtëpinë në plazh apo biznesin e sapohapur.

#1 - Kosto të ulëta

Ju mund të konsideroni blerjen e mobilerive të përdorura për arsye të ndryshme, por kostoja është zakonisht një nga aspektet më të rëndësishme dhe më joshëse. Duke nisur nga raftet e librave tek mobilje të tjera "vintage" ose jo, mendoni pak për gjithë paratë që do kursenit. 

#2 - Mjeshtëria e vjetër

Shumë prej mobilerive të përdorura që do të shihni, do të jenë të punuara me mjeshtëri dhe me cilësi të lartë dhe materiale të mira. Vetë fakti, që ato janë në gjendje të rishiten pas njëfarë kohe, tregon shumë për cilësinë e tyre.

#3 - Të blesh mobilje të përdorura është miqësore ndaj mjedisit

Përdorimi i mobiljeve të përdorura është edhe një kontribut i mirë për gjithë mjedisin, duke qenë se shkatërrimi i mobiljeve prej druri apo çeliku nuk i bën asnjë të mirë planetit. Ricikloni duke blerë produkte cilësore dhe duke kursyer para. A ka më mirë?

#4 - Rinovimi

Ju mund t'i përshtasni mobiljet e vjetra sipas dëshirës. Mjafton të keni ide dhe dikë profesionist për rimodelim/rinovim mobiljesh. Këtu përfshihen lyerje, riparime etj.

#5 - Unike

Shumë nga mobiljet që do gjeni do të jenë unike dhe nuk do të kenë ngjashmëri me asgjë tjetër. A ka më mirë se një shtëpi me copëza të veçanta e të rralla?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat