Pse qentë e anojnë kokën në njërën anë kur ne u themi diçka?

Life style

Pse qentë e anojnë kokën në njërën anë kur ne u themi diçka?

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Ju me siguri keni vënë re se kur qeni juaj dëgjon ndonjë tingull ose kur i thoni diçka, ai anon kokën anash. Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?

Para së gjithash, qentë tanë duan të na dëgjojnë më mirë. Ata kanë guaska të lëvizshme të veshit dhe kjo u lejon atyre të gjejnë burimin e zërit.

Me animin e kokës, qentë furnizohen me informacione shtesë, domethënë lokalizojnë më mirë vendndodhjen dhe distancën e burimit të zërit.

Po kështu, në këtë mënyrë qentë përpiqen të na kuptojnë.

Sipas disa ekspertëve, kafshët tona shtëpiake përpiqen të identifikojnë fjalët ose tonet e njohura që i lidhin me disa gjëra – shpërblime, shëtitje, ushqim.

Muskujt e veshit të mesëm kontrollojnë pjesën e trurit që është përgjegjëse për shprehjet e fytyrës dhe lëvizjet e kokës, ndaj disa ekspertë mendojnë se qentë na dëgjojnë në atë mënyrë dhe kështu komunikojnë me ne.

Përveç kësaj, qentë përpiqen të shohin më mirë shenjat në fytyrën dhe trupin tonë.

Kur bashkëveprojnë me njerëzit, ata përdorin jo vetëm fjalë dhe intonacion, por edhe shprehje të fytyrës, gjuhën e trupit dhe lëvizjet e syve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat