Të martuarit së shpejti do të jenë… pakicë

Life style

Të martuarit së shpejti do të jenë… pakicë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 10:30
Ilustrim

Kur isha i ri, gjithçka në shoqëri dukej se synonte drejt martesës. Kjo ishte pritshmëria. Ishte e pashmangshme.

Ju do të takonit dikë, do të martoheshit dhe më pas të krijonit një familje. Ishte ashtu siç kishte qenë gjithmonë dhe do të mbetej e tillë.

Por edhe atëherë, (kur isha i ri) kategoria e njerëzve që ishin të martuar po zvogelohej. Vitin kur linda unë, 1970, përqindja e amerikanëve mes moshës 25 dhe 50 vjeç që nuk ishin martuar kurrë ishte vetëm 9%.

Në kohën kur u bëra i rritur, ky numër po i afrohej 20%-it

Disa njerëz po e shtynin martesën. Disa të tjerë kishin hequr dorë fare.

Ky trend ka vijuar dhe aktualisht jemi pranë një momenti te rendesishem. Këtë muaj, Qendra Kërkimore Pew publikoi një analizë të dhënave të regjistrimit që tregonte se në vitin 2019 pjesa e të rriturve amerikanë që nuk ishin as të martuar dhe as që jetonin me një partner ishte rritur në 38%. Tek ai grup "përfshihen edhe disa të rritur që ishin martuar më parë (ata që janë të ndarë, të divorcuar ose të ve), por në masë shumë të vogël"

Kjo erdhi pas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare e Statistikave Shëndetësore vitin e kaluar, që  treguan se numri e martesave në vitin 2018 kishte arritur rekordin me të ulët.

Jemi afër një fenomeni kur në Shtetet e Bashkuara do të ketë më shumë të rritur të pamartuar sesa të martuar, një zhvillim me pasoja të mëdha për mënyrën se si ne e përceptojmë familjen dhe moshën madhore në përgjithësi

Natyrisht, ky realitet ndryshon midis grupeve demografike. Siç theksoi Pew:

Midis moshave 25 deri në 54 vjeç, 59 për qind e të rriturve me ngjyre nuk kishin partnerë në vitin 2019. Kjo është më e lartë se përqindjet e të rriturve hispanikë (38 për qind), të bardhë (33 për qind) dhe aziatikë (29 për qind). Për shumicën e grupeve racore dhe etnike, burrat kanë më shumë gjasa se gratë të mos kenë partnerë. Përjashtim bëjnë të rriturit me ngjyrë, ku gratë (62%) kanë më shumë gjasa të jenë pa partner sesa burrat (55 %).

Si shoqëri, ne duhet të fillojmë të pyesim veten nëse është e drejtë të vijojmë të inkurajojmë martesën përmes politikave të taksave

A është martesa gjithmonë ideale? Dhe a duhet të paguajnë beqarët një taksë për faktin që janë vetëm- pjesë e asaj që Lisa Arnold dhe Christina Campbell e The Atlantic në 2013 e quajtën "vetmi e institucionalizuar"

Në vitin 2013, kur Arnold dhe Campbell po përfundonin analizën e tyre, ato zbuluan se "gjatë gjithë jetës, njerëzit e pamartuar mund të paguanin mbi 1 milion dollarë më shumë se ata të martuarit për kujdes shëndetësor, taksa dhe të tjera”

Unë kam qenë i martuar. Nuk jam më. Dhe nuk shoh martesë të re në të ardhmen time. Nuk është më një ambicie që e kam. Dhe nuk shoh asgjë të keqe këtu. Por unë jam gjithashtu i vetëdijshëm për nxitjen e atyre përreth meje, të cilët janë të martuar ose aspirojnë të jenë dhe që supozojnë në mënyrë të rreme se një martesë eventuale është e vetmja mënyrë për të qenë vërtet i lumtur dhe i plotë. Unë nuk jam dakord me të gjitha këto.

Secilit të tijën (ose të saj), them unë. Dhe kjo përfshin njerëzit beqarë të lumtur apo partnerë të lumtur që nuk duan të martohen.

Është e qartë se kur përfshihen fëmijët, ata përfitojnë nga më shumë prindër dhe më shumë para. Siç shpjegoi Instituti Brookings në 2014:

Fëmijët e rritur nga prindër të martuar shkojnë më mirë në shkollë, zhvillojnë aftësi më të forta njohëse, kanë më shumë gjasa të shkojnë në kolegj, të fitojnë më shumë dhe kanë më shumë gjasa të krijojnë në të ardhmen martesa të qëndrueshme. Duke përdorur standardet tona të suksesit në faza të ndryshme të jetës, të zhvilluara si pjesë e Modelit të Gjenomit Social Brookings (tani një partneritet me Institutin Urban dhe Trendet e Fëmijëve), ne gjejmë modele të ngjashme.

Por çfarë ndodh me të rriturit që nuk kanë fëmijë?

Paul Dolan, një shkencëtar për sjelljen në Shkollën Ekonomike të Londrës, thotë se ndërsa burrat, në total, mund të përfitojnë nga martesa sepse ajo i qetëson dhe i bën të ndërmarrin më pak rreziqe, gratë, përsëri në total, nuk marrin përfitime të njëjta. Përkundrazi, sipas Dolanit, nëngrupi më i lumtur janë gratë që nuk martohen dhe nuk kanë fëmijë.

Ka shumë burra përgjegjës që nuk kanë nevojë për një unazë martese si spirancë, dhe po ashtu ka shumë nëna të martuara që do të argumentonin se familjet e tyre janë drita e jetës së tyre.

Gjithesesi debati mbetet: se martesa si "ideali" mbizotërues po humbet kontrollin e saj. Dhe stigma e të qenit i pamartuar po humbet gjithashtu fabulën si i tille. Tani politika e qeverisë që shpërblen të martuarit ndërsa ndëshkon beqarët duhet gjithashtu të rishikohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat