​Pse njerëzit shtojnë peshë kur ndalojnë duhanin?

Life style

​Pse njerëzit shtojnë peshë kur ndalojnë duhanin?

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Shumë prej tyre kanë frikë se do të shtojnë peshë me ndërprerjen e duhanit. Çfarë i bën ata të hanë më shumë në këtë situatë?

Një studim i fundit tregoi se fajtori për gjithçka mund të jetë truri ynë, i cili dëshiron të kompensojë mungesën e papritur të nikotinës në trup duke kërkuar ushqim të pashëndetshëm.

"Ne kemi hetuar nëse mungesa akute e nikotinës shkakton rritje të marrjes së ushqimit të pashëndetshëm dhe si përfshihen receptorët përgjegjës për lehtësimin e stresit," tha autori i studimit psikologu Mustafa al'Absi.

Studiuesit shikuan një grup duhanpirësish dhe jo duhanpirësish midis moshës 18 dhe 75-vjeç. Të gjithëve iu tha të lënin duhanin për 24 orë. Gjithashtu, disa morën 50 miligramë naltrexone, një ilaç që jepet për të trajtuar varësinë, dhe të tjerë morën një placebo.

Studiuesit thonë se kanë dhënë ilaçin për të normalizuar marrjen e kalorive të duhanpirësve me atë të jo duhanpirësve.

Pjesëmarrësve më pas iu kërkua të zgjedhin ushqime që kishin mundësi të shëndetshme dhe jo të shëndetshme. Duhanpirësit, të cilët nuk e kanë marrë ilaçin e përmendur, më shpesh iu drejtohen opsioneve jo të shëndetshme, shkruan Eat This.

Kërkimet kanë treguar se është e mundur që njerëzit të arrijnë drejt ushqimeve me kalori të lartë për të reduktuar efektet negative dhe stresin që vjen nga mungesa e nikotinës kur ndalojnë duhanin”, thotë al'Absi.

Nivelet e stresit mund të ndikojnë në dëshirën për ushqime të pasura me yndyrë dhe sheqer. Një studim tjetër tregoi se ushqimet e pashëndetshme mund të shkaktojnë çlirimin e dopaminës, të ngjashme me atë kur konsumojmë nikotinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat