Ja pse dikush do të dashurohet me ju

Life style

Ja pse dikush do të dashurohet me ju

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:49
Ilustrim

Për këtë temë janë bërë shumë kërkime, por ka disa gjëra që mund të përcaktohen si arsyet kryesore që dikush mund të bie në dashuri me ju.

1.Shumë njerëz priren të dashurohen me njerëz të ngjashëm me veten e tyre nëse kanë të njëjtat vlera, të njëjtat përvoja jetësore, të njëjtën moshë.

2.Njerëzit dashurohen me një partner që duket si një nga prindërit e tyre, ai i seksit të kundërt. Për shembull, një grua mund të tërhiqet nga një burrë që i kujton të atin. Kjo mund t’i referohet karakteristikave fizike, si ngjyra e syve apo e flokëve, por edhe karakterit. Fëmijët e prindërve të rinj kanë më shumë gjasa të kërkojnë partnerë më të rinj.

3.Edhe aroma luan një rol shumë të rëndësishëm në tërheqje. Për shembull, gratë gjatë ovulacionit preferojnë burra që kanë më shumë testosterone. Ose, burrat mund të tërhiqen pa e ditur nga aroma që lëshon një grua gjatë ditëve të saj pjellore.

4.Një qëndrim i hapur ndaj njerëzve të tjerë është gjithashtu një nga arsyet për të rënë në dashuri. Duket tërheqëse.

5.Gjatësia luan një rol të rëndësishëm në atraktivitet, sidomos kur bëhet fjalë për meshkujt. Shumë gra duan thjesht burra të gjatë, të fortë, sepse ndihen më të sigurta dhe më të mbrojtura kur janë me ta.

6.Ndarja e përvojave emocionuese dhe paksa të frikshme mund të jetë gjithashtu shumë tërheqëse.

7.Njerëzit që jetojnë afër kanë më shumë gjasa të dashurohen me njëri-tjetrin. Prandaj, ata kanë mundësinë të takojnë një partner të mundshëm në situatat e përditshme, si dhe ta takojnë shpesh.

8.Buzëqeshja në fytyrën tuaj është shumë tërheqëse dhe hulumtimet kanë treguar se njerëzit pozitivë dhe të gëzuar janë shumë më tërheqës për të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat