Arsyet pse ju bien flokët gjatë gjumit

Life style

Arsyet pse ju bien flokët gjatë gjumit

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Rënia e flokëve është e vështirë për t’u parandaluar ditëve të sotme. Larja dhe gjumi i mënjëhershëm është një faktor që sjell rënie të flokëve. Por si ta parandaloni?

Zgjidhni një këllëf jastëku prej mëndafshi;

Ne flasim shpesh për këllëfët e jastëkëve të mëndafshtë. Krahasuar me pambukun, fijet më të vogla të mëndafshit zvogëlojnë fërkimin e kokës ndaj jastëkut. Për të mos përmendur, këllëfët e jastëkëve prej pambuku gjithashtu thithin lagështinë nga flokët tuaj, duke i bërë fijet tuaja më të thata dhe të dredhura.

Shmangni gjumin me flokë të lagur;

Edhe pse duket e këndshme të flini pasi keni bërë një dush  një gjë e tillë nuk rekomandohet. Nëse bëni dush natën, sigurohuni që t’i thani flokët plotësisht për të parandaluar këputjen e tyre.

Përdorni maskë flokësh gjatë natës;

Fijet e hidratuara në mëngjes do të thotë më pak rënie gjatë gjithë ditës. Maskat e flokëve gjatë natës janë mënyra ideale për t’i dhënë flokëve tuaj ushqimin dhe lagështinë e nevojshme.

Asnjëherë mos i lidhni flokët dhe mos vini kapuç;

Lirimi i flokëve para gjumit duhet bërë patjetër. Ky proces do të stimulojë gjithashtu qarkullimin e gjakut. As kapuçi nuk rekomandohet të vihet.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat