Personat që qeshin më shumë, janë më të lënduarit përbrenda

Life style

Personat që qeshin më shumë, janë më të lënduarit përbrenda

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Në anglisht ekziston një term mjaft i bukur për ta përshkruar këtë gjendje “smiling depression” (nëdepresion, por i buzëqeshur). Ky term përshkruan një situatë, në të cilën përbrenda ndihesh totalisht i mërzitur, por zgjedh ta fshehësh këtë ndjesi duke buzëqeshur dhe duke mos u vënë re. Nuk është ende e njohur si një gjendje depresive në kriteret e klasifikimit të çrregullimeve të humorit, por është shumë e përhapur dhe ka fituar edhe vëmendjen e OBSH.

E hasim shpesh në përditshmërinë tonë, ku persona të caktuar paraqiten të lumtur dhe të gëzuar gjithëkohës. Një zgjatje e një lumturie të tillë në dukje nuk është normale dhe duhet të dyshoni gjithmonë se persona të tillë po vuajnë përbrenda me një situatë shumë të rëndë.

Disa nga elementet pse njerëzit nuk e shprehin hapur mërzinë e tyre, që edhe OBSH i ka përmendur, janë: ndryshimet e mëdha dhe të papranueshme nga vetë personi në jetë, ndjesia e paragjykimeve nga të tjerët, përshtypja në rrjetet sociale (askush nuk dëshiron të postojë foto i mërzitur), si dhe pritshmëritë e tëtjerëve (Janë persona që nuk mund ta pranojnë një dështim, kur të tjerët presin të jenë më të mirët, apo mëtë fortët).

Për fat të keq, është një gjendje që nuk mund të diagnostikohet as lehtë, pasi kërkon shumë njohuri mbi depresionin. Ne si shoqëri vuajmë shumë nga njohuritë mbi çrregullimet në lidhje me shëndetin mendor dhe kjo gjë na bën që persona të tillë mos t’i kuptojmë mirë. Ama lënia pas dore, apo mungesa e vëmendjes, mund të bëjë që një individ që hiqet si i lumtur, por është në kushtet e një stresi të madh, tëarrijë deri në vetëvrasje. Mos t’ju duket aspak çudi, pasi janë ngjarje që kanë ndodhur.

Ndaj kërkohet që në këto raste, sidomos nga personat që individë të tillë i njohin mirë, t’i kuptojnë dhe t’i pyesin vazhdimisht se çfarë i shqetëson. Mjekimi më i mirë për ta është mbështetja e vazhduar dhe ndihmesa nga personat përreth për t’i kaluar momentet e vështira. Nëse lind nevoja për terapi me njëpsikolog, bindeni mikun apo mikeshën tuaj të marrë pjesë në psikoterapi sa më parë. Mos u bëni ju shkaku që ata të heqin përfundimisht nga kjo jetë, kur keni mundësi t’i ndihmoni…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat