Sydney Sweeney shfaqet joshëse në fotosesionin festiv, pozon me të brendshme të bardha në borë

Bota e Yjeve

Sydney Sweeney shfaqet joshëse në fotosesionin festiv, pozon me të brendshme të bardha në borë

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 13:58
Sydney Sweeney

Aktorja e njohur amerikane, Sydney Sweeney, ka tërhequr vëmendjen me një fotosesion të ri me tematikë Krishtlindjesh, ku shfaqet me të brendshme elegante në një peizazh të mbuluar nga bora.

Më 19 nëntor, marka e saj e të brendshmeve, Syrn, publikoi në Instagram dy fotografi të aktores 29-vjeçare, e cila pozon e ulur mbi një mantel prej kadifeje të kuqe, të zbukuruar me gëzof të bardhë.

Në të dyja fotografitë, Sweeney shfaqet me një pamje joshëse përballë kamerës, ndërsa grimi i saj përfshin nuanca rozë-korale në faqe, vijë të zezë në sy dhe buzëkuq të kuq.

Image
Sydney Sweeney

Flokët bionde i ka stiluar në kaçurrela voluminoze, të cilat i bien mbi gjoks, duke plotësuar pamjen festive.

Aktorja ka veshur një komplet të bardhë të brendshmesh prej dantelle dhe sateni, të përbërë nga reçipetat me dekolte të hapur Starlet Halter Bra dhe bikinit Hint Low Rise. Pamjen e ka kombinuar me vathë me gurë të kuq dhe detaje argjendi, çorape të bardha gjysmëtransparente me dantellë dhe këpucë elegante të bardha.

Image
Sydney Sweeney
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat