Në gjumë brenda 30 sekondave – Ja si mund ta trajnoi trurin të flini shpejtë

Life style

Në gjumë brenda 30 sekondave – Ja si mund ta trajnoi trurin të flini shpejtë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Ndiqini të gjitha me kujdes dhe është e sigurt që do të arrini të flini vetëm për gjysmë minute  pas një farë kohe.

Ju ndodh çdo natë që mezi ju zë gjumi dhe të nesërmen kur ju bie alarmi ju duket sikur ju ka rënë qielli mbi kokë? Besojmë e dini që orët e pakta të gjumit ndikojnë në gjendjen, nivelet e energjisë dhe performancën tuaj ditën tjetë.

E dinit që është e mundur të mësoni trurin të ‘fiket’ në gjysmë minute dhe ju të shijoni sa më shpejt gjumin tuaj të munguar?

Para se të mësoni këtë teknikë, është mirë të eliminoni disa rituale që shkatërrojnë një gjumë të mirë. Për shembull, nuk duhet të pini kafe disa orë para se të shkoni në shtrat. E njëjta gjë vlen edhe për çokollatat, çajin e zi ose jeshil, shrkuan Living.

Pra, jeni i përgatitur për të mësuar teknikën? Para se t’ju prezantojmë hapat, është mirë të dini disa çështje shumë të rëndësishme në lidhje me këtë teknikë shumë të dobishme për të ‘stakuar’ trurin tuaj para gjumit.

Së pari, kini parasysh se mund t’ju duhet pak kohë para se të jeni në gjendje ta përdorni plotësisht teknikën në avantazhin tuaj. Disa njerëzve që e përqafuan atë, iu deshën disa muaj para se të arrinin të binin në gjysmë për vetëm gjysmë minute.

Së dyti, do të ketë raste kur mbyllja e syve mund të jetë sfiduese edhe pas përsosjes së teknikës së përmendur më sipër. Ju mund të prisni për një gjumë që s’vjen kurrë nëse keni probleme me stresin, financat në familje ose në punë.

Së treti, duhet të përpiqeni të t’u ktheni shpinën disa zakoneve që prishin cilësinë e gjumit, të tilla si shikimi i televizorit ose lundrimi në internet pasi të keni shkuar në shtrat.

Tani le t’u hedhim një sy hapave për të përvetësuar teknikën. Ndiqini të gjitha me kujdes dhe është e sigurt që do të arrini të flini vetëm për gjysmë minute  pas një farë kohe.

Hapi 1

Dremisni pak gjatë ditës. Kjo pjesë e përvetësimit të procesit është kaq e këndshme. Megjithatë, sekreti është se nuk duhet të zgjasë më tepër se 20 minuta. Kështu që vendosni alarmin.

Hapi 2

Vendosni gjithmonë alarmin para se të shkoni në shtrat. Kur të bjerë në mëngjes, ngrihuni nga shtrati. Duke e bërë këtë çdo ditë, pavarësisht nëse është ditë jave apo fundjavë, do të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të rregulluar ritmin tuaj cirkadian. Ekspertët pohojnë se një ritëm normal cirkadian ndihmon në rregullimin e problemeve me gjumin.

Hapi 3

Mund të riktheni disa nga ritualet tuaja të vjetra kur mendoni se truri juaj po funksionon mirë kur është fjala për të fjetur. Për shembull, mund të filloni të shijoni një filxhan kafe në orën 3.00PM ose të lexoni disa faqe romani para gjumit. Megjithatë, para se ti integroni përsëri ato, sigurohuni që e keni trajnuar trurin për një kohë të gjatë. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat