Si t’i thuash mikes tënde të ngushtë që partneri e tradhton

Life style

Si t’i thuash mikes tënde të ngushtë që partneri e tradhton

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 19:30
Ilustrim

Kur zbuloni se partneri i mikes suaj të ngushtë, ka kryer një akt tradhtie, mund t'ju vendosë vërtet në një pozicion të vështirë. Padyshim që do të dëshironit t'i tregonit asaj menjëherë, por sigurisht që nuk është aq e thjeshtë. Pra, çfarë duhet të bëni në këtë situatë? Cila është mënyra më e mirë për t'i thënë dikujt që e doni se partneri po e tradhton?

"Kjo është një temë e ndërlikuar,"  thotë për Bustle terapistja e martesës dhe familjes, Erika Labuzan-Lopez. "Ndonjëherë ne duhet t'u bëjmë të ditur miqve tanë lajme të këqija nëse kjo gjë është për të mirën e tyre. Por njerëzit kanë pikëpamje të ndryshme nëse do të dëshironin apo jo të dinin nëse partneri i tyre po tradhton në radhë të parë."

Detyra juaj si mik është që së pari të mendoni nëse shoku juaj do të ishte i hapur për të dëgjuar për të, thotë Labuzan-Lopez. Pastaj, është e rëndësishme të kuptoni se shoqa apo e afëmja juaj mund të mos reagojë në mënyrën që keni parashikuar.

"Mund të ketë reagime të forta, të ketë zemërim të gabuar ndaj jush ose të largohet nga ju pasi të zbuloni atë që dini," thotë Labuzan-Lopez. "Këto nuk janë arsye për të mos i thënë mikeshës tuaj. Por këto janë reagime që janë normale. Prandaj duhet të jeni të përgatitur".

Nëse jeni gati t'i tregoni të dashurit tuaj se partneri po e tradhton, ja çfarë duhet të bëni:

Besojini instiktit

Gjërat mund të mos jenë asnjëherë ashtur siç duken, ndaj mos bëni hamendësime, por besojini instiktit tuaj. Më tej, gjeni shenja që ju ndihmojnë të dalloni nëse vërtet ka diçka që nuk shkon. Nëse ju e keni parë duke bërë diçka të dyshimtë dhe ai ju shmanget, atëherë gjërat vërtet nuk po shkojnë mirë.

Jepi atij një shanc

Në momentin që e dini me siguri se ai po bën diçka të keqe, flisni më parë me të se sa me shoqen tuaj. Gjëja e parë që duhet të bëni është që t’i jepni atij mundësinë që të përballet drejtpërdrejt me këtë problem. Në këtë mënyrë, çifti mund t’i korrigjojë brenda vetes problemet. Nëse ai refuzon të flasë me ju për këtë çështje, atëherë është moment t’i drejtoheni mikeshës suaj.

Bëjeni bisedën sy më sy

Mos përdorni kurrë mesazhet apo një telefonatë për të dhënë lajme të tilla. Më mirë takohuni me shoqen tuaj në një kafene ose në shtëpi, pasi ajo do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj. Niseni duke thënë diçka të tillë: “Kjo do të jetë një bisedë shumë e vështirë dhe do ë doja të mos isha unë personi që ta thotë këtë. Por, nëse do të isha në vendin tënd, do të doja ta dija.”

Thoni atë që dini dhe më pas tërhiquni

Duke qenë se keni marrë vendimin t’i thoni dikujt një gjë kaq të dhimbshme, duhet të kuptoni se jeni futur në një pjesë shumë private të jetës së saj. Ndaj pasi të kenë thënë ato që dini, përgjegjësia juaj mbaron dhe detyra juaj e vetme është që t’i qëndorni asaj pranë. Gjithashtu duhet të kuptoni se përgjigja e saj emocionale do të kaojë në shumë faza, ndaj do t’i duhet pak kohë që të vendosë ç’do të bëjë dhe ju nudk duhet ta nxisni të marrë vendime të menjëhershme.

Pas kësaj, mbajeni këtë informacion për vete

Pasi të keni bërë pjesën më të vështirë, puna juaj është e thjeshtë: Thjesht qëndrojini pranë shoqes suaj dhe mbajeni gojën të kyçur. Mjafton sikleti i faktit që një shoqja jote zbuloi se i dashuri të tradhton. Sigurojeni se nuk do t’i thoni askujt për këtë çështje, në mënyrë që t’i jepni asaj pakëz qetësi mendore në këtë fazë stresuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat