Fëmijët tanë do të na harrojnë

Life style

Fëmijët tanë do të na harrojnë

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Të kesh një fëmijë, ndonjëherë mund të jetë e frikshme. Përveç gjithë peshës sociale që përfaqëson lindja e një fëmije, është mbresëlënëse se sa shumë një fëmijë mund të varet nga ne për të qëndruar gjallë dhe marrë frymë, veçanërisht në moshë të re, kur jo shumë kohë më parë shtëpia e këtij individi të vogël ishte barku i nënës së tij.

Fëmijëria e hershme nuk është e lehtë, por sfidat që pasojnë në rrugëtimin e prindërimit nënkuptojnë se shumë burra dhe gra duan të rikthejnë fëmijët e tyre të vegjël e të brishtë, në të rritur të zotë të vetes.

Çuditërisht, detyra e pamëshirshme për të mbajtur gjallë një qenie të tillë të pambrojtur mund të jetë më pak komplekse sesa sfidat e tjera të prindërimit. Një e vërtetë e hidhur është se ne nuk jemi të përgatitur për këtë goditje që pësojnë shumica e prindërve: fëmijët tanë do të na harrojnë. Njeriu i vogël që dikur kishte nevojë për ju çdo ditë, do të ecë në këtë tokë me kujtime të paqarta – në rastin më të mirë – për gjithçka që keni sakrifikuar për të.

Dhe shumë nuk do ta bëjnë këtë prej keqdashjes, mosmirënjohjes apo hakmarrjes, por vetëm sepse kështu funksionojnë gjërat. Ata na kanë harruar ne në kuptimin që kanë pushtuar botën, për mirë a për keq, dhe prioritetet e tjera kanë zënë më shumë vend në mendjet e tyre.

Një ditë ti je njeriu më i rëndësishëm në jetën e tyre dhe të nesërmen thjesht dikush që harrojnë ta telefonojnë gjatë pushimeve. Dhe ne nuk mund t’i gjykojmë, pasi shumë prej nesh kemi bërë të njëjtën gjë me prindërit tanë.  

Le të themi se ne rrisim foshnjat për botën, por ne jemi të trishtuar kur ato fluturojnë nga foleja. Një marrëdhënie e kujdesshme që për shumë vite u kultivua vetëm nga njëra anë, e jona, sepse nuk dinin ende të komunikonin apo të kuptonin se çfarë do të thoshte lufta jonë në krijimin e tyre.

Nuk është e mundur të presim që ata të qëndrojnë me ne përgjithmonë, të kthehen në të qenit fëmijët tanë të vegjël, që ishte detyra jonë më e shenjtë për t’i mbrojtur. Dhe do të vazhdojë të jetë! Fëmijët tanë na harrojnë për një moment që të mund të shkruajnë historitë e tyre.

Ne duhet të kënaqemi me vendosmërinë dhe gatishmërinë e tyre për të shkuar tek e panjohura, jo të rrimë duarkryq dhe të qajmë me hidhërim, edhe nëse lejohen disa lotë, sado e hidhur të duket t’i shohësh të largohen.

Gëzojini fëmijët tuaj sa është ende e mundur! Mos harroni se një ditë, ndoshta jo nesër, jo në njëzet vitet e ardhshme, por një ditë do të bëni gjithçka që duhet për të rikthyer gjithë atë përkushtim dhe nevojë. 

Kini parasysh që nga shtatzënia se, herët a vonë, foshnja juaj e çmuar do të duhet të largohet nga skena për të ndërtuar jetën e vet. Nxiteni të shkojë, të fluturojë larg, atje ku nuk keni qenë kurrë. Por lëruani shtretërit bosh dhe rezervoni një përqafim kur të kthehen.

Fëmijët tanë ndonjëherë do të na harrojnë, por kur ne më së paku e presim, kur ne vetë kemi mësuar se si është të jetosh para ardhjes së tyre të lavdishme në shtëpinë tonë, ata do të kthehen.

Nëse gjithçka bëhet me dashuri, ata do të na kujtojnë. Kujtimet tuaja mund të dështojnë, planet tuaja mund të funksionojnë ose të fundosen. Kur të mbretërojë dashuria që kur ata ishin fëmijë, do të na kujtojnë dhe gjithmonë do të dijnë se kanë ku të kthehen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat