Maska me dy përbërës që largon rrudhat dhe varjen e lëkurës

Life style

Maska me dy përbërës që largon rrudhat dhe varjen e lëkurës

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Mbani larg rrudhat dhe lëkurën e varur me këta dy përbërës kuzhine!

Procesi i mplakjes shkakton ndryshime të padëshirueshme në lëkurë dhe bashkë me faktorët e ambientit bëjnë që lëkura jonë të humbasë vazhdimisht elasticitetin dhe të varet.

Për fat të mirë, ekzistojnë disa ilaçe natyrale që mund të na ndihmojnë që lëkura jonë të ruajë elasticitetin dhe të duket e re. Ne po iu tregojmë se s të përgatisni një krem që ndihmon dhe ruan lëkurën në këtë drejtim.

Në përbërje të këtij kremi janë vetëm dy përbërës: kastravec dhe e bardhë veze. 

Kastraveci është një perime e shëndetshme, që përmban sasi të madhe uji dhe ushqyesish esencialë që gjenerojnë lëkurën në mënyrë natyrale. Ai përmban gjithashtu antioksidantë dhe vitamina C dhe K, të cilat mund të shkatërrojnë radikalet e lira në trup dhe parandalojnë rrudhat dhe mplakjen. Përbërësi më i rëndësishëm te kastraveci që mbështet indin lidhës është silica.

Në anën tjetër, të bardhat e vezëve kanë një sërë vetish, duke përfshirë edhe aftësinë për të tërhequr lëkurën.

Ja si ta përgatisni këtë ilaç:

Fillimisht qëroni kastravecin dhe pastaj priteni përgjysmë dhe copëtojeni njërën gjysmë në pjesë të vogla.  Vendosini copat e kastravecit në një blender dhe përziejini për disa minuta në shpejtësi të lartë derisa përzierja të ketë pamjen e një pureje. Më pas, shtrydheni përzierjen përmes një garze në një tas dhe shtoni më vonë 1 të bardhë veze dhe përziejini së bashku.

Aplikojeni përzierjen në zonat e prekura në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta përpara se ta shpëlani me ujë të ftohtë. Përsëriteni procedurën dy herë në javë për rezultate më të mira. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat