Shenja më e rrallë e horoskopit

Life style

Shenja më e rrallë e horoskopit

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

E keni vënë re se "Gaforret" me qëllime të mira, "Virgjëreshat" perfeksioniste dhe "Binjakët" argëtues janë gjithnjë e më shumë rreth jush?

A keni dhe ju shumë të njohur që i përkasin shenjës së "luanit"? Kjo ndodh pasi nuk ka shpërndarje konkrete të shenjave gjatë gjithë vitit.

Megjithatë ekziston një shenjë që është më e rrallë se të tjerat. Cila është?

Bricjapi ambicioz dhe punëtor. Kjo ndodh pasi në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri lindin më pak foshnje. Një studim nga Smithsonian Mag tregon se shumica e foshnjave lindin midis qershorit dhe nëntorit.

Kjo shenjë e zodiakut e do traditën dhe rregullat, është  me këmbë në tokë, punon shumë dhe është e ndershme. Bricjapi  është një shok i mirë, por pak i vështirë në marrëdhënie. Dëshiron të dijë se është i vlerësuar, ndaj mos harroni t'i tregoni  dashurinë dhe admirimin tuaj.

Cila është shenja më e zakonshme e zodiakut?

Sipas një studimi të botuar në revistën Time, ditëlindjet më të zakonshme të njerëzve gjenden mes 9 dhe 20 shtatorit. Kjo është periudha virgjëreshës, kështu që kjo është shenja më e zakonshme. Virgjëresha është e rregullt, e do shumë programin dhe bëhet shumë kritike ndaj atyre që nuk zbatojnë “urdhrat” e saj. Sigurisht, ajo është shumë e mirë edhe në komunikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat