Dhjetori më i egër i viteve të fundit, i ftohti polar pushton vendin

Life style

Dhjetori më i egër i viteve të fundit, i ftohti polar pushton vendin

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:19
Ilustrim

I ftohti polar me temperatura nën zero gradë ka mbërritur edhe në Shqipëri. Sipas sinoptikanëve, kjo situatë do të na shoqërojë edhe përgjatë javës së tretë të dhjetorit. 

“Do të jetë një javë e ftohtë, ku vlerat minimale zbresin në -5 apo -6 gradë në zonat malore, megjithatë priten edhe vlerat 13 apo 14 gradë në orët e mesditës” – thotë sinoptikania Lajda Porja.

Sipas parashikimeve, reshjet do të mungojnë të paktën deri të premten, megjithatë problem mbeten ngricat.

“Prania e vranësirave dhe temperaturave të ulëta, kryesisht përgjatë shtrirjes lindore, do të bëjë që problemet me ngricat në akset rrugore të mbeten prezente edhe përgjatë kësaj jave”, - shton më tej Porja.

Sipas sinoptikanëve, ky do të jetë dhjetori më i ftohtë i viteve të fundit, ndërsa mesataret e temperaturave janë të krahasueshme me ato të viteve ‘90.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat