Femrat e adhurojnë: Ky lloj i sytjenave pengon rritjen e gjoksit nëse e mbani shumë gjatë!

Life style

Femrat e adhurojnë: Ky lloj i sytjenave pengon rritjen e gjoksit nëse e mbani shumë gjatë!

Më: 9 janar 2022 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Një hulumtim i kryer nga Victoria’s Secret zbuloi se rreth 80 për qind e grave nuk dinë të zgjedhin sytjenat e duhura. Por a duhet fajësuar ato?

Ka kaq shumë ngjyra, madhësi, stile dhe kush e di se çfarë tjetër. Por ndihma po vjen për ato femra që janë “më të talentuara” nga natyra, raporton “The Sun”

Pra, Olivia Hogan, eksperte në zgjedhjen e madhësisë së duhur të sytjenave, tregon se femrat që kanë gjoks më të madh nuk duhet të mbajnë sytjena sportive për një kohë të gjatë.

Në fakt, disa modele mund të kufizojnë zhvillimin e gjoksit tuaj në planin afatgjatë, nëse i mbani ato më gjatë, çdo ditë.

“Sytjenat sportive shumë të ngushta mund të dëmtojnë indet e mushkërive dhe të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen, ndërsa mbështetja jo e duhur mund të shkaktojë dhimbje në qafë, shpatulla dhe shpinë, si dhe dëmtime nervore.

Sytjenat mbajnë 80 për qind të peshës së gjoksit tuaj. Në rasti ideal, ato duhet të përshtaten fort me trupin, në mënyrë që kur tërhiqen, distanca të mos jetë më shumë se 2,5 cm. Femrat me gjoks më të vogël duhet të shmangin sytjenat e thellë dhe më mirë u përshtaten sytjenat pa tela”, thotë Hogan.

Një nga gabimet më të zakonshme që mund të bëni është të blini të gjitha sytjenat në një madhësi. Arsyeja qëndron në faktin se jo të gjitha modelet e sutjenave janë bërë njësoj, ndaj nëse nuk e keni provuar secilin përpara se të blini, ka mundësi që të keni zgjedhur të gabuarën.

Sytjenat e mëdhenj mund të shkaktojë dhimbje shpine. Prandaj, jini veçanërisht të kujdesshëm kur blini sytjena! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat