A e dini pse logoja e brendeve në rroba qëndron gjithnjë në anën e majtë?

Life style

A e dini pse logoja e brendeve në rroba qëndron gjithnjë në anën e majtë?

Më: 14 janar 2022 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Logoja e një marke është diçka që i bën rrobat që ju vishni të njohshme, dhe për fat të keq në kohët e sotme moderne është bërë një simbol i statusit.

Është interesante që logoja e markës është gjithmonë në anën e majtë të rrobave, dhe përjashtime janë ato shënime të mëdha në të gjithë pjesën e veshjeve.

Ndërsa ekspertët e marketingut sqarojnë se në atë vend, logoja e markës është më mbresëlënëse.

Studimet tregojnë se kur shtrëngojmë duart me dikë, së pari shikojmë anën e tyre të majtë, pasi dora jonë e djathtë mbulon atë pjesë të djathtë të gjoksit.

Sipas një studimi të bërë nga Nelsen Norman Group, u arrit në përfundimin se përdoruesit i mbajnë mend markat më shumë kur logot vendosen në të majtë sesa në të djathtë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat