7 pyetje tani të zakonshme nëpër intervista pune për shkak të pandemisë

Life style

7 pyetje tani të zakonshme nëpër intervista pune për shkak të pandemisë

Më: 16 janar 2022 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Pandemia ndikoi në shumë fusha të jetës sonë në mënyra që ndoshta askush nuk i kishte parashikuar, përfshirë këtu edhe punësimin. Nëse po kërkoni për një punë të re, bëhuni gati që të pyeteni për gjëra të cilat para pandemisë do t’ju dukeshin të çuditshme.

Indeed – një faqe në internet kushtuar punësimit – anketoi punëdhënës në lidhje me pyetjet që menaxherët dhe ekipet e burimeve njerëzore u kanë bërë kandidatëve, pyetje të cilat ata nuk i bënin përpara Covid-19.

Nga statusi i vaksinimit të një kandidati te gatishmëria e tij/saj për të punuar në distancë, pyetjet e reja nxjerrin në pah sesi vendi i punës dhe qëndrimet janë transformuar për shkak të pandemisë.

Pyetjet e reja të intervistave që po bëhen tani janë:

1. A jeni vaksinuar?

2. Çfarë lloj pune po kërkoni?

3. Sa ditë do të dëshironit të punonit nga shtëpia?

4. Si do të ndiheshit nëse nuk do të kishit kontakte të përditshme, ballë për ballë me kolegët?

5. A jeni të kënaqur me organizimin e punës në shtëpi?

6. Cilat kanë qenë përvojat në pandemi?

7. Si ka ndikuar Covid-19 te ju?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat