Sot, kafja shijon më shumë se çdo ditë tjetër. E dini pse?

Life style

Sot, kafja shijon më shumë se çdo ditë tjetër. E dini pse?

Më: 16 janar 2022 Në ora: 20:14
Ilustrim

Nëse konsumoni zakonisht vetëm një filxhan apo dy kafe gjatë ditës që t’ju mbajë sytë hapur do ta kuptoni çfarë po themi. Gjatë javës ju shpesh e pini kafen me nxitim, teksa jeni duke u bërë gati, apo në çastin kur ju mbyllen sytë dhe dita vazhdon ende me punët e saj.

Ndërsa të dielën nuk ndodh kështu.

Të dielën ju e pini kafen për hir të kafes. Për të plotësuar një mëngjes të vonë me familjen, apo një takim me miqtë. Të dielën edhe nëse e pini kafen po aq herët sa çdo ditë keni më shumë mundësi për të qëndruar për ta nuhatur, për ta pirë më ngadalë, për të ndjerë shijen e vjetër në qiellëz. Këto gjatë një mëngjesi pune janë luks. Në kokë të vrapojnë shumë mendime dhe ti nuk përqendrohesh te veprimet, siç është edhe pirja e kafes dhe pothuajse nuk e kupton shijen e saj.

Por një arsye tjetër është që, të dielave kafen e pimë më vonë sesa zakonisht. E lëmë për ta pirë jashtë me miqtë dhe takimi nuk ka pse të jetë në kohën kur fillon puna. Dhe gjatë këtyre orëve trupit i ka munguar kafeja. E ka marrë malli në një farë mënyre për shijen e saj dhe prandaj sapo vjen filxhani ju e ndjeni menjëherë aromën e saj që ju kujton sa ju pëlqen kafeja.

E pra, kafedashës, shijojeni kafen më të bukur të javës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat