4 këshilla të domosdoshme për një seks më të mirë

Life style

4 këshilla të domosdoshme për një seks më të mirë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Edhe pse hormonet shterohen me moshë, nëse ushqeni pasionin, kjo mund të rindezë zjarrin në lidhjen tuaj.

Provoni këto katër sugjerime që të ktheni nxehtësinë në dhomën e gjumit.

Planifikoni

Të planifikosh kur do bëni dashuri krijon emocion dhe interes. Nuk duhet të shkoni ne një vend të veçantë apo të bëni diçka speciale.

Thjesht arranzhoni një natë, mëngjes apo pasdite nëse ditët tuaja janë të lira, vetëm për njëri-tjetrin.

Ndryshoni rutinën

Herën tjetër që e gjeni veten duke filluar ritualin tuaj të zakonshëm, ndaloni dhe bëni një ndryshim. Nuk duhet të jetë diçka shumë e madhe.

Bëni një dush së bashku në vend se ndaras, ndizni qirinj me aromë, apo masazhoni njëri-tjetrin me vajëra truporë, vishni diçka që do befasojë partnerin tuaj kur shkoni në shtrat, mundësitë për ndryshim janë të panumërta.

Ngadalësojeni ritmin

Relaksohuni dhe shijojeni udhëtimin. Eksploroni mënyra të reja që të stimuloni partnerin, dhe lërini gjërat të marrin ritmin e vet.

Ndryshoni pozicionet

Ndonjëherë problemet me shëndetin i bëjnë pozicionet që ju pëlqenin më parë të pamundura dhe të dhimbshme. Por bëhuni kreativë dhe eksploroni pozicione të ndryshme me të cilat ndiheni rehat. Kjo humb parashikueshmërinë e aktiviteteve të tilla dhe është më argëtuese për partnerin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat