Ushqimet që duhet t’i njihni me patjetër, 4 që ju rinojnë dhe 4 që ju plakin

Life style

Ushqimet që duhet t’i njihni me patjetër, 4 që ju rinojnë dhe 4 që ju plakin

Më: 21 janar 2022 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Thënia e famshme “ne jemi çfarë hamë” rezulton të jetë shumë e vërtetë. Studimet tregojnë se ushqimet që konsumoni kanë fuqinë për të rigjeneruar ose për të plakur  lëkurën tuaj. Nga vaji i ullirit që ju mbron nga dëmtimi i diellit deri te ushqimet e kripura që shkaktojnë fryrje, dieta jonë vërtet ndikon në pamjen  e lëkurës sonë.

Më poshtë ju tregojmë katër ushqime që mund t’ju ndihmojnë të dukeni rrezatuese, dhe katër të tjera që e pengojnë këtë gjë.

Vaji i ullirit: Një arsye më shumë për të konsumuar dietën mesdhetare që është e mbushur me yndyrna të shëndetshme për zemrën. Antioksidantët e vajit të ullirit kundërshtojnë reaksionet kimike të dëmshme në trup që mund të plakin lëkurën.

Boronicat: Kokrrat e ëmbla të boronicave përmbajnë vitamina kyçe që shkëlqejnë lëkurën dhe luftojnë radikalët e lirë që mund të çojnë në shenjat e plakjes.

Shegët: Farat e shegëve janë të mbushura me një lloj antioksidanti të quajtur anthocyanins, si dhe acid ellagjik,  i cili mund të zvogëlojë humbjen e kolagjenit të lëkurës dhe të luftojë dëmtimin nga rrezet UV.

Karavidhe: Ky ushqim është i pasur me zink, i cili ka veti anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në qetësimin e akneve.

Ushqimet që po ju plakin lëkurën:

Sheqeri: Konsumimi i sheqerit mund të shkaktojë glikacion, një proces që redukton kolagjenin – proteinën që e bën lëkurën tonë të duket më e re.

Alkooli: Mbajeni mend këtë herën tjetër që do doni të ktheni një gotë. Alkooli mund të dëmtojë mëlçinë, e cila ndihmon në filtrimin e toksinave nga trupi. Nëse mëlçia nuk është në gjendje të bëjë punën e saj, ato toksina mund të grumbullohen. Dhe kjo mund të çojë në skuqje të fytyrës, enët e gjakut do duken të fryra si merimangë, madje edhe mund të keni zverdhje të lëkurës për shkak se dëmtimi i mëlçisë shkakton  verdhëzë.

Kripa: Ushqimet e konservuara shpesh vijnë me një përmbajtje të lartë natriumi që mund ta  bëjnë trupin të mbajë ujin, duke ju bërë të dukeni të fryrë.

Mishrat e përpunuar: Ushqimet si mishrat, salçiçet dhe proshuta janë të gjitha të larta në nitrite, një përbërës që mund të shkaktojë inflamacion.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat