Si t’i eliminojmë njollat e gjakut?

Life style

Si t’i eliminojmë njollat e gjakut?

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Njollat e gjakut janë shumë të pakëndshme, mirëpo nuk janë të paeliminueshme.

Sapo ta vëreni njollën e gjakut, e para që duhet ta bëni është që ta njomni pak me sodë uji dhe pastaj para larjes së rrobave trajtojeni me tretje të trashë amidoni dhe ujë.

Mundësia e dytë është që njollën menjëherë ta njomni me ujë të ftohtë shumë të kripur (jo me ujë të ngrohtë, sepse uji i ngrohtë vetëm sa e fikson më shumë njollën), lajeni mirë rrobën dhe pastaj gjurmët e tjera të gjakut fërkoni me tretjen e ujit dhe të kripës.

Njollat e thara nga gjaku nganjëherë mund t’i eliminoni në atë mënyrë që t’i fërkoni lehtë me sfungjer, të cilin më parë e keni njomur me shkumën e pastës së dhëmbëve.

Ato njolla të mëdha lërini që të njomen në tretjen e dy lugëve amoniak, dy filxhanë ujë dhe disa pika hidrogjen peroksidi, pastaj lajeni rrobën me detergjent biologjik.

Nëse këto veprime nuk tregojnë sukses, ju preferojmë që rrobën e bërë me njolla gjaku ta çoni në pastrim kimik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat