Vazelina, mjekimi ideal për këtë problem të foshnjave

Life style

Vazelina, mjekimi ideal për këtë problem të foshnjave

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Në pamje të parë ekzema duket një sëmundje më tepër e besdisshme sesa e dëmshme. Por nëse i referohemi shifrave të publikuara nga OBSH, sipas të cilave rreth 20% e të porsalindurve vuajnë nga ekzema, ndoshta duhet marrë më seriozisht. Forma më e zhvilluar e ekzemës është dermatiti atopik dhe prek kryesisht të porsalindurit. Dermatiti atopik është dermatozë kronike alergjike që karakterizohet me kruarje. Ai mund të jetë kronik dhe të zgjasë gjithë jetën ose të zhduket vetë me kalimin e kohës.

Sipas një studimi të bërë nga ‘’Oregon Health and Science University’’, përdorimi i vazelinës tek të porsalindurit për gjashtë muaj pengon shfaqjen e dermatitit atopik. Ky studim u krye mbi 124 fëmijë të moshës 0 -1 vjeç. Prindërit duhej të lyenin çdo ditë m

e kremëra hidratues dhe vaj të farave të lulediellit çdo pjesë të trupit të foshnjeve, përveç skalpit të kokës. Ky studim zgjati gjashtë muaj dhe rezultati i përdorimit të vazelinës i la ata pa fjalë. Ajo arrinti të neutralizonte dhe të shëronte shenjat e ekzemës.

Fëmijët e prekur nga dermatiti atopik janë më të prirur për të zhvilluar alergji të ndryshme, ethe dhe azmë.

Duke qenë se vazelina nuk konsiderohet si trajtim profilaktik, përdorimi i saj rezultoi i dobishëm edhe në ecurinë e këtyre patologjive. Kjo risi jo vetëm që paraqet në një hap të rëndësishëm në botën e shkencës, por edhe do të shpëtojë xhepat tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat