Macet e dinë gjithmonë se ku është pronari i tyre

Life style

Macet e dinë gjithmonë se ku është pronari i tyre

Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Macet janë kafshë që kanë aftësi të shumta dhe hulumtimi i fundit zbulon se ato gjithashtu kanë atë aftësi për të ditur gjithmonë se ku është pronari i tyre

Çelësi i kësaj aftësie qëndron te veshët e maceve, tregon një studim i publikuar në revistën PLOS.

Domethënë, macet kanë veshë që mund të lëvizin në 180 gradë, gjithashtu kanë dëgjim të fortë dhe mund të lokalizojnë zërin si radar.

Në eksperiment, shkencëtarët regjistruan zërat e pronarëve të maceve dhe i transmetuan në drejtime të ndryshme për të krijuar përshtypjen se pronarët po lëviznin.

Megjithatë, kjo nuk i mashtroi macet.

Ato u habitën kur dëgjuan zërin e pronarit të tyre nga vende të ndryshme, por nuk reaguan ndaj tingujve të tjerë që lëshuan studiuesit.

Rezultatet e testit kanë treguar se macet e dinë gjithmonë se ku janë pronarët e tyre dhe nga zëri mund të dallojnë praninë e një personi edhe në një dhomë tjetër.

Ata besojnë se macet kanë një “përfaqësim mendor të pronarit të tyre edhe kur ai nuk është i dukshëm, dhe ata hartojnë vendndodhjen e tij nga zëri i tij”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat