Një burrë i dashuruar angazhohet menjëherë!

Life style

Një burrë i dashuruar angazhohet menjëherë!

Më: 15 mars 2022 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Dashuria vjen me sfumatura ngjyrash të shumta dhe të ndryshme. Sa herë që ekziston dashuri mes dy njerëzve, ajo është e ndryshme nga çdo dashuri që ekzistonte më parë dhe nga çdo dashuri që do të lindë pas saj. Dashuria krijohet mes dy individëve dhe siç nuk ka dy njerëz njësoj, as dashuria me tyre nuk mund të jetë e njëjta. Megjithatë, dashuria është gjithmonë dashuri.

Kur e shohim dashurinë, kur e pranojmë atë nuk ka rëndësi se çfarë kemi përjetuar në lidhjen e mëparshme. Nëse do të duhej ta përshkruanim atë me një fjalë, shprehja më e përshtatshme është “dashuria është ajo për të cilën besojmë se ia vlen që të luftojmë”. Pavarësisht se çfarë mund të mendojnë shumica prej jush dhe se sa shfajësime mund të shpikni, arsyeja përse një burrë nuk sforcohet mjaftueshëm për t’ju kërkuar është sepse ai nuk ju dashuron me të vërtetë. Nuk ka frikë nga pavarësia, nga forca, nga energjia, nga gjallëria juaj. Thjesht nuk i pëlqeni mjaftueshëm. Për shekuj me radhë, meshkujt kanë qenë gjithmonë “gjahtarët” dhe femrat “preja”: është instinkti i tyre natyral.

Meshkujt adhurojnë ndjekjen, u pëlqen gjuetia, adhurojnë të jenë ata që ta nisin një lidhje. Kur një burrë kupton se një grua dëshiron të qëndrojë me të, e kërkon dhe e ndjek në çdo lëvizje të sajën. E kërkon atë vazhdimisht atë dhe nuk ka frikë të angazhohet menjëherë. Nëse jeni e dashuruar me dikë, por ai nuk bën asgjë për ju, nuk ju konsideron, nuk ju kërkon, nuk ju telefonon, e vërteta është se ju nuk i interesoni. Një burrë mund të shpikë një milion arsye se përse nuk dëshiron të rrijë me ju; mund t’ju thotë se ka shumë punë, se ka probleme familjare, se është shumë i ngarkuar, ose madje edhe që nuk ndihet mirë e kështu me radhë…

Të gjitha këto shfajësime veniten kur ai takon një femër që i pëlqen me të vërtetë. Meshkujt janë shumë të thjeshtë kur bëhet fjalë për të shprehur ndjenjat e veta. Zakonisht nuk fsheh pas sjelljes së tij mesazhe të cilat duhet t’i deshifroni. Ku duan diçka e kërkojnë, e ndjekin, nuk mendojnë shumë, marrin atë që duan dhe pa dyshim nuk gjejnë shfajësime për sjelljen e tyre.

Duhet të dini se nëse dashuria do të ishte e vërtetë, asnjëra nga gjërat e mësipërme nuk do të kishte rëndësi. Kur një burrë ju dashuron, ekziston gjithmonë një mënyrë për të kaluar barrierat dhe për të kapërcyer pengesat. Ndaj nëse nuk sillet si i dashuruar me ju, do të thotë se në fakt nuk është i dashuruar. Kjo është një e vërtetë e hidhur, të cilën vetëm duhet ta pranoni. Pranoni se nuk është e thënë të qëndroni bashkë, kini forcën dhe kurajën për t’iu larguar kësaj situate dhe kini besim. Herët a vonë do ta gjeni njeriun që kërkoni, dashuria do të trokasë në zemrën tuaj dhe do të jetë gjëja më e bukur që do të përjetoni.

Mos ndiqni një mashkull që nuk është i dashuruar. Lëreni të ikë. Jini një femër e fortë, e vendosur dhe koherente në vendimet tuaja. Bëhuni një grua që largon meshkujt që nuk duan të përkushtohen seriozisht. Sepse një burrë që ju do me të vërtetë, një burrë që shqetësohet për ju, bën ç’është e mundur për t’ju ndenjur pranë dhe ju kërkon në çdo moment. Angazhohet në çdo minutë të ditës dhe nuk ju bën të vuani. Gjithmonë kërkon një mënyrë për t’ju habitur dhe surprizuar, nuk resht kurrë së thëni se sa shumë ju dashuron dhe se sa shumë dëshiron të rrijë me ju. Bën ç’është e mundur që mos t’ju humbasë, është i pranishëm, ju telefonon, ju bën komplimenta dhe ju përgëzon.

Një burrë i dashuruar ju merr për dore dhe ju puth kudo ku jeni. Është i ndershëm dhe i sinqertë. Nuk do të luajë kurrë me ndjenjat tuaja. Me një njeri të tillë pranë, do ta dini gjithmonë se ku jeni dhe se ku do të shkoni. Nuk do të jeni asnjëherë e përfshirë nga ankthi dhe me mendime të koklavitura në kokë. Nuk do të keni kurrë dyshime ose pendesa për ndjenjat që keni për të. Do të jeni gjithmonë përparësia e tij. Ndaj, mos lejoni që një burrë t’ju marrë si të mirëqenë dhe mos t’ju përfillë. Pranoni dikë që ju do me të vërtetë dhe që ju vlerëson për atë që jeni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat