Po mbaron universitetin dhe je i/e virgjër? Mos u streso dhe ja pse

Life style

Po mbaron universitetin dhe je i/e virgjër? Mos u streso dhe ja pse

Më: 31 mars 2022 Në ora: 19:22
Ilustrim

"KA SHUMË PRESION, TURP DHE DËM, TË LIDHURA ME KËTO KONCEPTE, KU TE GJITHA PALET HUMBASIN."

Ndërtimi i virgjërisë si koncept ka pasoja të ndryshme në shoqëri për gratë dhe burrat. Për vajzat, theksi vendoset te 'humbja' apo 'dhënia'. Ndërkohë nëse një vajzë ka kryer marrëdhënie me disa djem, ajo cilësohet si e pamoralshme apo epitete të tjera ofenduese edhe nga bashkëmoshatarë, dhe madje edhe nga vajza të tjera.

Nga ana tjetër, burrat janë ata që “heqin virgjërinë” dhe “kanë të drejtën” të lavdërohen për marrëdhënie seksuale. Janë po ata që ndihen edhe më (shumë) të tupëruar nëse nuk kanë kryer marrëdhënie.

Këto dy paralele të vendosura bashkë mjaftojnë për të kuptuar se diçka nuk shkon që në konceptin, që fatkeqësisht, vazhdojnë ta ruajnë edhe shumë të rinj.

Njerëzit duhet të kuptojnë se pak ose aspak eksperienca seksuale nuk tregojnë një "mungesë" të diçkaje, qoftë besim, pjekuri apo dëshirë. Ndjenjat në lidhje me seksin janë të ndërlikuara dhe njerëzit presin të bëjnë seks për të gjitha llojet e arsyeve. Cilado qoftë arsyeja juaj, është e pranueshme dhe duhet respektuar!

Nëse sapo hytë në universitet ose jeni drejt përfundimit të studimeve dhe nuk keni eksperienca seksuale – nuk jeni vetëm. Nuk ka asgjë që nuk shkon me ju dhe kur të vijë momenti i duhur, do kuptoni se jeni stresuar për asgjë.

Gazeta studentore e Harvardit, The Crimson, studion çdo vit studentët e saj në hyrje dhe zbuloi se, brenda klasës së vitit 2022, më shumë se 60% e studentëve të parë raportuan se nuk kishin kryer marrëdhënie seksuale para se të shkonin në shkollë për të gjashtin vit radhazi. Në mënyrë të ngjashme, një sondazh i vitit 2015 nga The Cut anketoi studentët e universiteteve dhe zbuloi se mbi 40% e tyre ishin të virgjër.

Një studim tjetër, i bërë në kampuset e universiteteve në SHBA, zbuloi se mbi 20% diplomohen pa bërë seks.

Nga vëzhgimet e fundit, trendi s’do ndryshojë, madje ndoshta shifrat do rriten. Kujtojmë se në korrik të 2021-shit, revista GQ përdori termin “puriteens” - një term që u shfaq për herë të parë në Twitter për të përshkruar të rinjtë që nuk kanë fare ose aspak interes për seksin e rastësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat