E dini se ç’kuptim ka të japësh e të marrësh dhurata në ëndërr?

Life style

E dini se ç’kuptim ka të japësh e të marrësh dhurata në ëndërr?

Më: 5 prill 2022 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që përjetohen kur jemi në gjumë. Secili prej nesh mban mend ndonjë ëndërr e cila e ka prekur, qoftë ajo e bukur apo e keqe.

Nëse ëndërroni që jeni duke dhënë një dhuratë, kjo gjë nënkupton bujarinë tuaj ndaj të tjerëve. Gjithashtu kjo ëndërr duhet t’ju nxisë që në realitet të mund të përpiqeni të shprehni ndonjë ndjenjë me kujdes.

Nëse blini ose jepni dhurata të shtrenjta në ëndrrat tuaja, kjo ëndërr simbolizon sakrificat që po bëni për atë person. Ju dëshironi ta bëni atë të ndjehet i/e rëndësishme. Nëse dikush ju jep një dhuratë të papërshtatshme, atëherë ëndrra tregon që jeni subjekt i një vëmendjeje të padëshiruar nga dikush.

Nëse ëndërroni që i jepni dikujt një dhuratë të papërshtatshme, ëndrra paralajmëron se natyra juaj e vërtetë do të ekspozohet. Nëse shihni një grumbull dhuratash, ëndrra simbolizon aftësitë dhe talentet e pashfrytëzuara ose të panjohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat