Çfarë ha Kate Middleton? Si qëndron në formë?

Life style

Çfarë ha Kate Middleton? Si qëndron në formë?

Më: 8 prill 2022 Në ora: 15:35
Kate Middleton

Kate Middleton admirohet nga shumë nëna në gjithë botën veçanërisht për fizikun e saj të pandryshueshëm edhe pas lindjes së 3 fëmijëve. Kur e shohim sesi shkëlqen në tapetin e kuq, apo në çdo event tjetër ku është e pranishme, kemi vetëm një pyetje: Çfarë ha Kate?

Më herët në media është shkruar se, Kate përdor dietën Dukan që është e pasur në proteina dhe yndyra të mira, por pa karbohidrate.

Sipas nutriconistëve që kujdesen për nëna si Kate, ajo që duhet të bëni për të qenë në formë të mirë si Dukesha është të ndiqni disa këshilla të thjeshta.

Hani tre vakte në ditë dhe mes tyre gjëra të lehta dhe të shëndetshme.

Vaktet duhet të jenë të pasura në proteina, karbohidrate dhe perime. Për shembull: Sushi, supë, sallatë. Ha një frut, ose fruta të thata mes vakteve.

Sa për fitness, ekspertët sugjerojnë: joga, not, dhe kardio që zgjasin jo më shumë se 30 minuta në ditë.

Me pak fjalë, Kate ka jetë mbretërore, por ushqimi dhe dieta që mban nuk është e paarritshme dhe nga njerëzit e thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat