A zhduken rrudhat në fytyrë nëse bëjmë trajtim me akull?

Life style

A zhduken rrudhat në fytyrë nëse bëjmë trajtim me akull?

Më: 11 prill 2022 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Kush e ka parë filmin “Mommie Dearest”, ka vënë re se aktorja kryesore ka një rutinë bukurie sipas së cilës vendos çdo ditë një kub akulli në fytyrë, duke e kaluar 25 herë çdo mëngjes. Dhe në fakt rezulton se kjo mënyrë ka efektivitet pasi ekspozimi ndaj të ftohtit ekstrem në fakt mund të përmirësojë ndjeshëm pamjen e lëkurës: heq qeset nën sy, ndihmon në konturimin e mollëzave dhe nofullës, zvogëlon poret dhe qetëson aknet.

Gjithashtu ka njerëz që e kanë përdorur terapinë e ftohtë kundër plakjes, pasi është shumë efektive. Sipas ekspertëve kjo mënyrë ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës, të cilat e mbajnë lëkurën “të shtrënguar”. Ajri i ftohtë ndihmon në largimin e toksinave dhe dioksidit të karbonit nga shtresat sipërfaqësore të lëkurës. Ai gjithashtu qetëson skuqjen dhe inflamacionin, gjë që e bën atë një opsion të shkëlqyeshëm për klientët me akne, ekzemë apo problem të tjera të lëkurës.

Artistët e grimit, modelet , madje edhe anëtarët e familjes mbretërore - kanë kuptuar përfitimet e bukurisë që sjell një kub akulli për fytyrën ndër shekuj. ë një ngrirjeje të thellë për shekuj. Katerina e Madhe thuhet se trajtonte rregullisht fytyrën dhe dekoltenë me akull.

Dhe supermodelja supreme Kate Moss madje ka pranuar se ka ndjekur trukun me akull për trajtimin e fytyrës.

Ftohja e lëkurës shkakton tkurrjen e enëve të gjakut, tkurrjen e poreve dhe reduktimin e ënjtjes menjëherë. Më pas, kur burimi i ftohtë hiqet, gjaku dhe oksigjeni nxitojnë për në sipërfaqen e lëkurës ndërsa ajo kthehet në temperaturën e saj të rregullt, duke siguruar një përfitim të përgjithshëm shtrëngues dhe rritës të shkëlqimit. Dhe funksionon si në trup ashtu edhe në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat