​Pse duhet hequr llambën nga dhoma e gjumit?

Life style

​Pse duhet hequr llambën nga dhoma e gjumit?

Më: 17 prill 2022 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Dhoma e gjumit mund të konsiderohet oaza juaj e pushimeve, por mund të përmbajë më së shumti baktere.

Ndërsa shumë mund të mendojnë për komodinat ose një krevat që konsiderohet burim papastërtie, ekziston gjithashtu një artikull që ne shpesh e anashkalojmë që konsiderohet më i ndotur se të gjithë të tjerët.

Mund t'ju habisë, por gjëja më e pistë në dhomën e gjumit është llamba e natës.

Llambat që i mbajmë shpesh pranë shtratit mbledhin më së shumti grimca pluhuri dhe shumë baktere të tjera dhe nuk i pastrojmë sa duhet.

Ekspertët rekomandojnë pastrimin e këtij artikulli të paktën një herë në javë, veçanërisht nëse ndodhet pranë shtratit, gjë që rrit rrezikun e alergjive dhe infeksioneve apo acarimeve të ndryshme të lëkurës.

Në varësi të materialit nga i cili është bërë llamba, mund ta pastroni me pastrues xhami, një leckë të lagur, një tretësirë uji dhe sode buke ose edhe me fshesë me korrent.

Në disa raste, mund të përdoret edhe një tharëse flokësh e vendosur në shpejtësinë maksimale ose një rul ngjitës flokësh që e përdorim shpesh për rroba, transmeton The Sun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat