Si ndikon te bebet gjumi në lëvizje

Life style

Si ndikon te bebet gjumi në lëvizje

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Për disa bebe, gjumi në lëvizje nuk është problem, megjithatë, kjo nuk mund të thuhet për shumicën e tyre

Sa herë që është e mundur, ekspertët këshillojnë të siguroheni që bebja të jetë në shtëpi kur e ka kohën për të fjetur.

Kjo do t’i lejojë bebet të flenë mjaftueshëm, pa e ndërprerë atë për shkak të tingujve që janë të shumtë jashtë.

Gjumi cilësor dhe një rutinë e krijuar e gjumit janë të rëndësishme jo vetëm për beben, por edhe për nënën, e cila ka veçanërisht nevojë për pushim në javët e para të jetës së bebes.

Gjatë fazës së të porsalindurit, bebet mbështeten te prindërit e tyre kur bëhet fjalë për gjumin. Prindërit zakonisht e luhatin beben në krahë për ta vënë në gjumë më shpejt.

Megjithatë, ndërsa bebja i afrohet muajit të gjashtë, ajo është gjithnjë e më shumë në gjendje të flejë pa ndihmën tuaj.

Por nëse jeni vazhdimisht në lëvizje me të, mësimi i kësaj aftësie mund të jetë i vështirë për bebet.

Lëkundjet në karrocë ose në ndenjësen e makinës thjesht nuk e lejojnë beben të flejë vetë.

Dalja në shëtitje me bebe në karrocë fëmijësh ose drejtimi i një makine para gjumit mund të duket si një mënyrë e mirë për prindërit për të kryer disa detyra në të njëjtën kohë.

Megjithatë, edhe pse foshnjat pothuajse me siguri do të bien në gjumë gjatë ecjes dhe vozitjes, ka gjithashtu shumë të ngjarë që ata të zgjohen më shpejt. Në vend që të flenë 2-3 orë aq sa kanë nevojë, mund ta përgjysmojnë këtë kohë.

Mungesa e gjumit çon në pakënaqësi dhe vendos një barrë të re mbi supet e prindërve në formën e vënies së fëmijës në gjumë përsëri.

Bebet janë ata që mësohen lehtësisht me rutinën dhe kryesisht i përmbahen asaj. Nëse i keni caktuar periudha të caktuara të ditës për fëmijën tuaj për të fjetur dhe po përpiqeni t’i siguroni atij një mjedis të qetë në të cilin ai do të mund të pushojë, gjasat janë të mëdha që ai të përgjigjet me disa orë gjumë, gjë që do të ju jap një mundësi për të pushuar.

Megjithatë, nëse jeni vazhdimisht në lëvizje, kjo nuk është e mundur. Fëmija juaj thjesht nuk ka mundësinë të zbulojë se kur është koha për të shkuar në shtrat, pasi ai vazhdimisht tundet si në karrocë dhe në ndenjësen e makinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat